0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

Aktive 1.009 raste të të sëmurëve nga Kovid-19, 90 për qind e të sapoinfektuarve janë nga 15 familje

Në vend dje janë konfirmuar 180 raste të reja  pozitive të Kovid-19, që është numri më i madh nga  fillimi i epidemisë  deri tani,  por ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se bëhet fjalë për  klasterë të njohur, duke potencuar se 90 për qind e të sapoinfektuarve janë nga 15 familje.

Shkup, 6 qershor 2020 (MIA) – Në vend dje janë konfirmuar 180 raste të reja  pozitive të Kovid-19, që është numri më i madh nga  fillimi i epidemisë  deri tani,  por ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se bëhet fjalë për  klasterë të njohur, duke potencuar se 90 për qind e të sapoinfektuarve janë nga 15 familje.

Për momentin aktive janë 1.009 raste të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa siç potencoi ministri, shumica janë asimptomatikë.

Deri tani janë kryer 34.386 testime dhe ishin konfirmuar 2.790 raste pozitive, deri tani janë shëruar 1.632 persona, ndërsa vdiqën 149 pacientë.

“Padyshim se kemi valë të re e cila vjen si rezultat i mosprespektimit të masave për tubime dhe grupime që e dëshmoi edhe ekspertiza e detajuar në pyetësorët e detajuar epidemiologjike. Numri i rritur i të prekurve nga virusi mund të thuhet se është i pritshëm për shkak të mënyrës së testimit që e zbatuam gjatë ditëve të kaluara”, theksoi Filipçe.

Theksoi se pritshmëritë janë se kjo valë do të zgjasë shkurt, por megjithatë, siç tha, mbeten maksimalisht të kujdesshëm.

Filipçe theksoi se ka numër të madh të rasteve asimptomatike dhe me simptoma të lehta por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se virusi nuk është i rrezikshëm pasi ka edhe raste të pacientëve me pasqyrë klinike të rëndë.

“Virusi është këtu, po përhapet, ndërsa mosrespektimi i masave do të thotë vazhdim i krizës”, porositi Filipçe.

Ai në pres konferencën e sotme si shembull theksoi se tek anëtarët e një familje prej dhjetë të testuarve vetëm njëri ka test pozitiv me simptoma të lehta, ndërsa nëntë të tjerët janë bartës asimptomatikë.

“Çfarë na treguan rezultatet fillestare kur sërish filluan të vijnë raste në kuadër të familjeve rreth atyre ngjarjeve familjare rreth 24/25 majit dhe disa ditë më parë se ka një përqindje të caktuar të bartësve asimptomatikë. Dhe për këtë në mënyrë intensive jemi duke i testuar të gjitha kontaktet primare të të diagnostifikuarve paraprakë, rreth 15 familje janë në Shkup numri më i madh i të sapodiagnostifikuarve janë këtu. Por, 90 për qind janë asimptomatikë, të tjerët kanë simtomatologji të lehtë”, thotë Filipçe.

Ai kumtoi se fillimisht është dashur ta vlerësojnë kapacitetin e sëmundjes për t’u shndërruar në të rëndë, gjë që, siç thotë, nuk ka ndodhur në dy javët e kaluara.

“Do të thotë kemi të dhëna se virulenca po bie, por në të njëjtën kohë e dimë se sistemi shëndetësor nuk është në rrezik. Prandaj u rritën testimet, prandaj u testuan edhe kontaktet primare në familje të cilat nuk kanë kurrfarë simptomash. Dhe tani kemi pasqyrë të qartë”, shtoi Filipçe.

Ai, rreth asaj  nëse është korrekte masa të vendoset orë policore triditëshe në Shkup,  duke e marrë parasysh atë që shumica e qytetarëve e kanë lëshuar qytetin dhe kanë shkuar në rajone  ku është vendosur orë policore nga ora 16:00, theksoi se  kudo që të jenë qytetarët masat duhet të respektohen për mbajtje të pajisjes mbrojtjes, mbajtje të distancës dhe mosgrupime.

“Rezultatet e para, prejse sërish filluan të paraqiten raste,  në korrniza të familjeve,  rreth atyre ngjarjeve familjare rreth datës 24-25 maj dhe disa ditë më parë,  se ka një përqindje të caktuar të bartësve asimtomatikë dhe për shkak të asaj në mënyrë intensive i testuam  të gjitha kontaktet primare  të të diagnostifikuarve  paraprak. Në suaza të lëvizjes në Shkup,  shumica e këtyre njerëzve  treguan se kanë lëvizur  në të gjithë qytetin,  duhej ta bëjmë këtë masë rrigoroze për t’u mbrojtur tërë qyteti i Shkupit,  mendoj se  në vendet tjera  ku ka raste sporadike nuk ka nevojë për  masa rrigoroze të tërësishme. Megjithatë nga e hëna me siguri nuk do të ketë  kurrfarë masa rrigoroze do të jetë njejtë sikur që ishte të enjten gjithkund, por do të kemi kontroll të tërësishëm.  Të gjitha rastet pozitive  do të vendosen në izolim”, theksoi Filipçe.

Ai tha se të gjithë jemi dëshmitarë  se orëve të fundit  u mbingarkuan para se gjithash vendet  turistike.

“Mendoj se  pjesa më e madhe e qytetarëve shkuan, megjithatë  kjo është edhe një dëshmi  se pa marë parasysh sa qytetarë largohen, masat duhet të respektohen. Ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me këtë edhe më tutje. Çdo fundjavë e ardhshme do të jetë  me mot të bukur dhe është mundësi  njerëzit të shkojnë  në vende të caktuara,  ne në masat për zbutje  në hapat e ardhshme planifikojnë edhe hapje të hoteleve”, tha ministri.

Ai potencoi se është bërë analizë shumë themelore e klasterëve në katër rajonet të cilat janë në karantinë.

“Duke e marrë parasysh atë se tashmë i dimë, ato njerëz tashmë janë në vetizolim, por kanë pasur një periudhë  kur nuk ishin të vetëdijshëm dhe kanë lëvizur  nëpër të gjithë qytetin. Në atë kuptim dhe në kuptim të mbrojtjes,  ndërsa për shkak të analizës  ende më detajore të “gjunjëzimit tjetër”, të kontakteve të atyre njerëzve  të cilët u analizuan  ditët në vijim ishte kjo masë rrigoroze  në lëvizje.  Do të thotë mbrojtje plotësuese  në rajonet prej ku  këto të diagnostifikuar paraprak me qëllim që të mos bëhet ndonjë përhapje e mëtutjeshme e virusit për shkak të lëvizjeve të shpeshta”, ka potencuar Filipçe.

Ai theksoi se nuk ka hapësirë  të krahasohemi me Italinë  për shkak të asaj se saktë janë të njohur mini klasterët dhe ato janë në izolim.

“Në lidhje me kufijtë dhe karantinën 14 ditëshe  të cilën Bullgaria e vendosi  për shtetasit e Maqedonisë ne nuk jemi të izoluar,  por vendet veprojnë në bazë të shifrave,  por nuk i dinë  të gjitha parametrat tjerë”, potencoi ministri. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close