0_Maqedoni.PortalSektori civilZgjedhje parlamentare 2020

“Aksios 2017” shpall thirrje publike për monitorues për zgjedhjet parlamentare

Organizata civile "Aksios 2017" nga Shkupi shpall thirrje publike për vullnetarë - monitorues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2020.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Organizata civile “Aksios 2017” nga Shkupi shpall thirrje publike për vullnetarë – monitorues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2020.

“Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2020, organizata civile do ta përcjellë procesin zgjedhor dhe fushatat politike që janë pjesë përbërëse e zgjedhjeve. Angazhimi i vëzhguesve gjatë monitorimit të ditës së zgjedhjeve duhet të jetë politikisht i pavarur, me moton “Shko në votosh” dhe në asnjë mënyrë të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, theksohet në kumtesën e organizatës.

Qytetarët e interesuar që duan të paraqiten për monitorues të akredituar dhe vullnetarë mund të aplikojnë jo më vonë se deri më 7 korrik të vitit 2020 deri në orën 10 të mëngjesit, në adresën e mëposhtme: izlezidaglasas2020@gmail.com, me dërgimin e të dhënave – emër, mbiemër, adresën e vendbanimit sipas kartës së identitetit , datën e lindjes dhe numrin e telefonit të kontaktit.

Kandidatët për monitorues – vullnetarë duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të kenë të mbushur 18 vjeç në ditën e aplikimit, të kenë përvojë në vëzhgimin e proceseve të mëparshme zgjedhore dhe të jenë të përgatitur për të kryer detyrat e një vëzhguesi në mënyrë të paanshme.

Organizata civile “Aksios 2017” procesin e deritanishëm parazgjedhor e vlerëson si të qetë, të drejtë dhe stabil dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të zhvillojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, në të cilat qytetarët do të jenë në gjendje të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar pa probleme dhe në një atmosferë të këndshme. mb/

Back to top button
Close
Close