0_Maqedoni.PortalShoqëriZgjedhje parlamentare 2020

“AKSIOS 2017” parashtroi kërkesë deri tek KSHZ-ja për akreditim për vëzhgues mobilë

Organizata civile "AKSIOS 2017"-Shkup parashtroi kërkesë deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që t'i jepet akreditim për vëzhgues mobilë në Zgjedhjet parlamentare 2020, të cilët do të mbahen më 15 korrik të vitit 2020.

Shkup, 7 korrik 2020 (MIA) – Organizata civile “AKSIOS 2017”-Shkup parashtroi kërkesë deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që t’i jepet akreditim për vëzhgues mobilë në Zgjedhjet parlamentare 2020, të cilët do të mbahen më 15 korrik të vitit 2020.

“Njëherit, si organizatë civile në rastin e parë kërkuam akreditim për 796 persona si vëzhgues tanë mobilë, të cilët do të jenë të autorizuar për ta vëzhguar punën e të gjithë këshillave të definuar në pajtim me Kodin zgjedhor, si dhe për vëzhgimin e punës së të gjitha Komisioneve Komunale Zgjedhore”, theksuan nga “AKSIOS 2017”.

Nga Organizata u bënë thirrje të gjithë aktorëve politikë për mbajtje e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në të cilat qytetarët do të mund pa pengesa dhe në atmosferë të qetë ta realizojnë të drejtën e votës. fb/

Back to top button
Close
Close