Lajme nga komunatShkup

Aksion për pastrim në SHFK “Ismail Qemali”

Ndërmarrja publike "Higjiena komunale"-Shkup sot u bashkangjit  drejt nismës së Këshillit të prindërve  të SHFK "Islamik Qemali" nga komuna Çair për zbatim të aksionit për pastrim të përgjithshëm në oborrin dhe rrethinën e shkollës.

Shkup, 22 shkurt 2020 (MIA) – Ndërmarrja publike “Higjiena komunale”-Shkup sot u bashkangjit  drejt nismës së Këshillit të prindërve  të SHFK “Ismail Qemali” nga komuna Çair për zbatim të aksionit për pastrim të përgjithshëm në oborrin dhe rrethinën e shkollës.

Në suaza të aksionit, siç kumtuan  nga ndërmarja, nxënësit së bashku me prindërit e tyre i kanë pastruar mbeturinat në oborrin e shkollës me ndihmën e ekipeve të “Higjienës komunale” të cilët i kanë marrë dhe transportuar mbeturinat e mbledhura.

“NP Higjiena komunale”-Shkup gjithmonë me gëzim u del në krah nismave të tilla për pastrim  në institucionet arsimore sepse bashkëqytetarët tanë më të vegjël meritojnë të mësojnë  në një mjedis jetësor  të pastër dhe të shëndetshëm. Këto aksione janë veçanërisht të rëndësishme  sepse te gjeneratat e reja  e zhvillojnë vetëdijen për veprim të drejtë me mbeturinat”, deklaroi drejtori i ndërmarrjes Abdusamed Shabani. sa/

Back to top button
Close
Close