Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Aksion për dhurimin e gjakut në Kërçovë

Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kërçovë sot organizoi aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Institutin për Transfuziologji.

Kërçovë, 22 gusht 2020 (MIA) – Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Kërçovë sot organizoi aksion për dhurimin e gjakut në bashkëpunim me Institutin për Transfuziologji.

Siç informoi dr. Valbona Neziri nga Instituti për Transfuziologji në Kërçovë, gjithsej janë paraqitur 16 vullnetarë për dhurimin e gjakut prej të cilëve kryesisht të rinj.

“Kërçovarët edhe sot e dëshmuan humanizmin e tyre. U përgjigjën 16 qytetarë vullnetarë prë dhurimin e gjakut edhe të kryesisht të rinj nga forumi i të rinjve të BFI Kërçovë, për çka ne si Institut për Transfuziologji jemi falënderues. Aksioni i sotëm sikurse zakonisht e zbatuam në bashkëpunim me Organizatën komunale të Kryqit të Kuq në Kërçovë”, tha Neziri.

Aksioni për dhurimin e gjakut u mbajt në hapësirat e hotelit “Arabel” në Kërçovë. rz/shk/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close