0_Web_AktualeKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Aksion gueril i grupit joformal Art Aktivizim: Dasmë në kohë të koronavirusit

Grupi joformal Art Aktivizim nga Tetova përmes aksionit të ri gueril alarmoi për veprimet e pandërgjegjshëm  të një pjese të qytetarëve të cilët në kohën e pandemisë botërore nuk i respektojnë masat për parandalim të përhapjes së koronavirusit dhe organizojnë dasma në oborre pa kurrfarë protokollesh për mbrojtje. 

Tetovë, 11 korrik 2020 (MIA) – Grupi joformal Art Aktivizim nga Tetova përmes aksionit të ri gueril alarmoi për veprimet e pandërgjegjshëm  të një pjese të qytetarëve të cilët në kohën e pandemisë botërore nuk i respektojnë masat për parandalim të përhapjes së koronavirusit dhe organizojnë dasma në oborre pa kurrfarë protokollesh për mbrojtje.

“Qëllimi i këtij aksioni është që të ngritet vetëdija te qytetarët për respektimin e masave, të jenë të përgjegjshëm, solidarë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin kolektiv në qytetin tonë. Le t’i lëmë festimet masive për disa kohë më të mira”, thonë nga Art Aktivizimi.

Ata vendosën figura nga çiftet dhe ftesë për dasmë në të cilat ironizohen veprimet e pandërgjegjshme të dasmave, të cilat edhe krahas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore mbahen me qindra mysafirë, pa maska dhe pa mbajtjen e distancës.

“Qeveria ka ndaluar tubimet publike, përfshirë tubimet private për të festuar gëzimin familjar ose pikëllimin. Restorantet, të cilat funksionojnë vetëm për festimet e dasmave, janë mbyllur, dhe ata po punojnë me dërgesa ushqimi nëpër shtëpi. Por kjo nuk është pengesë për çiftin e posamartuar Virusin dhe Koronën, të cilët në një atmosferë festive në qendër të qytetit, shënuan martesën e tyre me një dasmë të madhe. Në dasmë janë ftuar mbi 300 mysafirë, të cilët duhet të respektojnë kodin e veshjes – maska, për t’i mbajtur në dorë e jo në fytyrë, dhe të njëjtat të jenë të kombinuara me veshjet. ‘Vallen ta luani si njerëz, virus nuk ka- atë e shpallën të vdekur’- shkruan në ftesën e dasmës e cila është e vendosur në qendrën e qytetit”, nga ana e aktivistëve të rinj nga Tetova. as/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close