Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Aksion ekologjik i Ambasadës britanike dhe ekologjistëve në Strumicë

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në vendin tonë, Rejçell Gallouej dhe ekologjistët nga Shoqata "Planetum" nga Strumica, sot organizuan aksion ekologjik për seleksionim adekuat dhe asgjësimin e mbeturinave plastike

Strumicë, 20 shkurt 2020 (MIA) – Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në vendin tonë, Rejçell Gallouej dhe ekologjistët nga Shoqata “Planetum” nga Strumica, sot organizuan aksion ekologjik për seleksionim adekuat dhe asgjësimin e mbeturinave plastike.

Ambasadorja Gallouej theksoi se me këtë aksion dërgohet mesazhi se të gjithë mund të kontribuojnë drejtë përmirësimit të ndryshimeve klimatike.

“Janë të nevojshme 450 vite që një shishe plastike të shpërbëhet, ndërsa së shpejti do të ketë më shumë plastikë sesa peshq në oqeane. Prandaj, përpjekja individuale e secilit individ ka rëndësi të madhe, si dhe me këtë përcjell falënderim tek pjesëmarrësit që morën pjesë në aksionin e sotëm, pasi është e ardhmja juaj dhe i planetit dhe duhet aktiviteti juaj”, porositi ambasadorja Gallouej.

Për anëtarët e Shoqatës Ekologjike “Planetum”, aksioni i sotëm është dërgimi i mesazhit ekologjik për menaxhimin me mbeturina plastike, i cili është problem i madh global, veçanërisht me paketimin “pet”.

“Të ftuar ishin nxënës nga katër shkolla të cilët ishin për të dërguar mesazhin për bashkëmoshatarët e tyre dhe për tërë shoqërinë për menaxhimin e mbeturinave plastike ose rinia për rininë unë do ta quaja këtë ngjarje, sepse ata treguan se si menaxhohen këto mbeturina, në fakt ripërdor, riciklo, redukto”, tha Aleksandar Lazarov nga “Planetum”.

Nxënësve, të cilët morën pjesë në aksionin e sotëm, fituan numra të lotarisë, ndërsa ata që ishin më me fat ambasadorja Gallouej u ndau dhurata simbolike. rt/bs/fab

 

Back to top button
Close
Close