0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShkup

Aksident trafiku në Aerodrom, “reno” godet shtyllën

Në bulevardin "Jane Sandanski" në lagjen Aerodrom të Shkupit mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident trafiku ku automjet i tipit "reno" ka goditur një shtyllë

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Në bulevardin “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident trafiku ku automjet i tipit “reno” ka goditur një shtyllë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për MIA-n deklaruan se sipas informatave të para nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Trafiku në këtë pjesë të qytetit ka qenë i vështirë këtë mëngjes.

Aksidenti në SPB- Shkup është paraqitur në orën 08:40, ndërsa është kryer inspektim nga ekip hetues i SPB -Shkup. ls/fab

Back to top button
Close
Close