0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Ajri i pastër është e drejtë themelore e njeriut: në ç’mënyrë qytetet në të gjithë botën (përfshirë Kinën) luftojnë ndotjen

Për shkak të ndotjes së ajrit në vitin 2015, 4.2 milionë njerëz vdiqën në të gjithë botën, kryesisht në Azinë Lindore dhe Jugore. Disa miliona njerëz të tjerë u sëmurën nga thithja e ajrit të ndotur.

26 janar 2020

Nju Jork Tajms

Për shkak të ndotjes së ajrit në vitin 2015, 4.2 milionë njerëz vdiqën në të gjithë botën, kryesisht në Azinë Lindore dhe Jugore. Disa miliona njerëz të tjerë u sëmurën nga thithja e ajrit të ndotur.

Shkaku i ndotjes është kryesisht djegia – e qymyrit në termocentralet, e benzinës në automjete, e kimikateve në prodhimin industrial dhe druve për ngrohje. Grimcat janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë – secila është rreth 35 herë më e vogël se një kokërr rërë – por në përqendrime të larta ato krijojnë mjegull dhe, kur thithen, kanë një efekt shkatërrimtar në shëndetin e njeriut.

Kjo ndotje quhet PM 2.5 sepse secila grimcë është më pak se 2.5 mikron në diametër, ajo mund të depërtojë thellë në mushkëri dhe në gjak. Është vërtetuar se ndikon në zhvillimin e sëmundjeve të mushkërive dhe e rrit rrezikun e goditjes në zemër dhe goditjeve në tru.

Kjo ndotje mikroskopike gjithashtu lidhet me probleme në zhvillimin e fëmijëve dhe dëmtimin e aftësive kognititive tek të moshuarit, si dhe lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të foshnjave.

Kur nivelet e ndotjes janë të larta, “ju nuk mund të funksiononi”, thotë Aleksandra Karambellas, një analiste e mjedisit dhe shkencëtare kërkimore në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork.

“E drejtë themelore e njeriut është të ketë akses në ajër të pastër”.

Rajonet në zhvillim dhe ato që janë industrializuar së fundmi përballen me nivelet më të larta të ndotjes. Por edhe ekonomitë e zhvilluara, të cilat kanë bërë përparime të mëdha në uljen e ndotjes, ende po luftojnë me cilësinë e ajrit. Në SHBA, e cila ka pothuajse ka ajrin më të pastër në botë, grimcat e imëta çuan deri në 88,000 vdekje të parakohshme në 2015 – domethënë ndotja është më vdekjeprurëse sesa diabeti dhe gripi.

Çdo qeveri kombëtare, para se të vendosë se si ta zgjidhë problemin, thotë Dr. Aleksandra Karambellas, duhet të kuptojë më mirë arsyet.

“Nëse arsyet janë standarde të dobëta? Apo është aplikimi i tyre i papërshtatshëm?” , thotë ajo. “A po ndodh diçka në nivelin rajonal?”

Niveli i ndotjes ndryshon edhe brenda një qyteti, nga një skaj i qytetit në tjetrin, kështu që ndotja nuk prek në mënyrë të barabartë të gjitha grupet e popullsisë. Në të gjithë botën më të varfërit vuajnë më shumë.

Zjarret në Kaliforni në vitin 2018 vranë 85 njerëz dhe shkatërruan gati 19,000 ndërtesa. Tymi mbuloi Kaliforninë veriore për gati dy javë.

Sipas organizatës kërkimore jofitimprurëse Berkli Erth, në San Francisko, nivelet e ndotjes arritën afro 200 mikrogramë për metër kub. Cilësia mesatare e ajrit për 11 ditë ndryshonte midis “i pashëndetshëm” dhe “shumë i pashëndetshëm”. Shkollat ishin të mbyllura, dhe maskat dhe filtrat e ajrit u shitën në të gjitha dyqanet.

Ndryshimi i klimës ka shkaktuar zjarre edhe më të këqija. Edhe ekspozimi periodik ndaj niveleve të larta të ndotjes së PM 2.5 mund të ketë pasoja shëndetësore afatgjatë.

Në nëntor, ndotja në Nju-Delhi, qytet i cili lufton me cilësinë e dobët të ajrit gjatë gjithë vitit, arriti një nivel apokaliptik, Në ditën kur ajri ishte më i ndotur, PM 2.5 e tejkaloi kufirin e “rrezikshëm” dhe mbeti shumë i lartë për shumë javë.

Autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme, shkollat u mbyllën dhe qytetarëve iu dhanë maska mbrojtëse.

Qindra fluturime u anuluan ose u shtynë për shkak të dukshmërisë së dobët.

Në përpjekje për të pastruar ajrin, qeveria pezulloi përkohësisht të gjitha projektet e ndërtimit dhe kufizoi numrin e makinave në rrugë.

Rritja e niveleve të ndotjes në fillim të dimrit gjatë dekadës së fundit është bërë ” e parashikueshme dhe depresionuese”, thotë Xhoshua Apte, shkencëtar i cili punon në cilësinë e ajrit në Universitetin e Teksasit.

Në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit, tymi nga kombajnat bujqësore me djegie të brendshme të kombinuara me ndotjen e qytetit çuan në krijimin e smogut. Në të njëjtën kohë, ajri i ftohtë i dimrit që zbret nga Himalajet mban grimca të ndotura në sipërfaqe, duke krijuar një rrip në tokë. Një model i ngjashëm i ndotjes mund të gjendet në qytete të tjera të Indisë Veriore.

“Niveli i ndotjes në këtë rajon është shumë i lartë gjatë dimrit,” thotë Dr Apte. “Edhe kur qielli në Delhi duket blu, përqendrimi i grimcave është më i lartë se normalja.

Gjykata Supreme e Indisë në nëntor kritikoi qeveritë e shteteve indiane për dështimin në zgjidhjen e situatave të krizës dhe injoroi urdhrat për të kufizuar djegien. Ajri i pastër dhe uji janë të drejta të njeriut, citojnë nga gjykata dhe autoritetet lokale duhet të paguajnë kompensim për qytetarët nëse nuk e mbajnë ajrin të pastër.

“Jeta e njeriut dhe shëndeti i njeriut janë në rrezik,”, citohet në aktvendimin e gjykatës .

Pekini ishte dikur sinonim i ajrit të ndotur, por Qeveria në vitin 2014 njoftoi se po niste një “luftë kundër ndotjes”, duke premtuar se do të shpëtonin nga ajri vdekjeprurës që e thithin banorët e shumë qyteteve në Kinë.

“Ne me vendosmëri po shpallim luftë kundër ndotjes, ashtu siç shpallëm luftë kundër varfërisë,” tha Kryeministri Li Keçiang para 3,000 delegatëve në Kongresin Kombëtar Popullor në një fjalim televiziv.

Kina ka vendosur kufizime të rrepta për djegien e qymyrit dhe ka zbatuar standarde të reja të emetimeve të gazrave në termocentralet dhe në industrinë e rëndë. Ndalimi gjithashtu përfshin ndërtimin e termocentraleve të rinj rreth Pekinit dhe zonave të tjera me ndotje shumë të madhe, dhe ato që kontribuuan më shumë në ndotje u mbyllën.

Pekini, Shangai dhe qytetet e tjera të mëdha kanë ulur numrin e automjeteve në rrugë dhe kanë subvencionuar autobusë elektrikë.

Cilësia e ajrit në Pekin është përmirësuar, megjithëse është akoma larg asaj që duhet të jetë ajër i pastër. Sasia mesatare e grimcave në ditë ndryshon midis “nivelit të moderuar” dhe “jo të shëndetshëm”. Sasia maksimale e matur e PM 2.5 arriti afro 250 mikrogramë për metër kub në nëntor të vitit 2018; që është akoma shumë më poshtë se niveli që dikur ishte i zakonshëm në këtë qytet.

Në vitin 2013, Pekini regjistroi përqendrime midis 700 dhe 900 mikrogramë për metër kub; në këtë nivel të ndotjes tani është ajri në Nju-Delhi.

Grinpis në vitin 2016 paralajmëroi se rregullativa e zbatuar nga Kina në lindje, ndryshon vetëm ndotësit industrialë në perëndim dhe se ajri tani është akoma më i ndotur në ato zona.

Kina Perëndimore gjatë muajve prill dhe maj përfshihet nga shira të shumtë sezonalë, që gjithashtu kontribojnë ndjeshëm në ndotjen e ajrit. Vitin e kaluar, dy qytete në provincat Sinkjang, Hotan dhe Kashgar, ishin ndër qytetet më të ndotura në botë. mp/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close