0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Ahmeti: Sundimi i ligjit, vetingu dhe ekonomia në fokus të mandatit të ardhshëm të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim në mandatin e ri do të angazhohet për sundimin e ligjit, do të përkushtohet për veting në institucione, duke filluar nga prokuroria, gjyqësia, komunat. Gjithashtu një nga prioritetet kryesore është edhe ekonomia, për të siguruar kushte më të mira për punë për të gjithë sipërmarrësit që janë të interesuar për investim. Ne fillimisht garantojmë sigurinë për kapitalin e tyre, në të njëjtën kohë edhe përmirësojmë burokracinë që ka të bëj me qëllimin që ata të bëjnë biznes në vendin tonë, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës në zonën industriale në Vizbeg.

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Bashkimi Demokratik për Integrim në mandatin e ri do të angazhohet për sundimin e ligjit, do të përkushtohet për veting në institucione, duke filluar nga prokuroria, gjyqësia, komunat. Gjithashtu një nga prioritetet kryesore është edhe ekonomia, për të siguruar kushte më të mira për punë për të gjithë sipërmarrësit që janë të interesuar për investim. Ne fillimisht garantojmë sigurinë për kapitalin e tyre, në të njëjtën kohë edhe përmirësojmë burokracinë që ka të bëj me qëllimin që ata të bëjnë biznes në vendin tonë, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës në zonën industriale në Vizbeg.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai thotë se nuk ka frikë nga koalicioni i mundshëm i BESA-s dhe Aleancës për Shqiptarët.

“Ju më bëni të njëjtën pyetje çdo vit. Unë nuk kam ndonjë paranojë në lidhje me koalicionin e tyre”, tha Ahmeti.

Në lidhje me faktin nëse këto zgjedhje do të respektojnë parimin e formimit fitues për qeverinë, ai thotë se ka folur në disa raste për këtë në vitin 2016, kur situata ishte specifike.

“Këtë e kam sqaruar disa herë. Nuk dua të përsëritet viti 2016, situatë specifike, gjendje të jashtëzakonshme në atë moment të shtetit. Unë kurrë nuk do të doja që ajo situatë të ndodhte përsëri. BDI në këto zgjedhje do të shkojë vetvetiu me programin e vet politik”, tha Ahmeti.

I pyetur nëse deputetët me përvojë do të jenë në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, Ahmeti thotë se kur të mbarojnë hulumtimet dhe analizat brenda partisë, ata do të propozojnë kandidatë që do të jenë të pranueshëm, si për votuesit e tyre, ashtu edhe për të gjithë qytetarët. bs/

Back to top button
Close
Close