0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikë

Ahmeti: Për BDI-në është i pranueshëm vetëm teksti i dakorduar mbrëmë për ligjin e PP-së, gjithçka tjetër është e papranueshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot ka deklaruar se për ta është i pranueshëm vetëm teksti i dakorduar mbrëmë i ligjit për Prokurori publike, ndërsa çdo tekst tjetër është i papranueshëm

Shkup, 10 shkurt 20230 (MIA) – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot ka deklaruar se për ta është i pranueshëm vetëm teksti i dakorduar mbrëmë i ligjit për Prokurori publike, ndërsa çdo tekst tjetër është i papranueshëm.

“Unë e di ligjin i cili është i harmonizuar mbrëmë, jo ligjin i cili është ndryshuar me vullnet të ndryshëm të njerëzve tjerë dhe nuk kam ide se çka është ndryshuar. Para takimit kam i qenë i informuar se ligjin të cilin e kemi harmonizuar dje, nuk është në atë formë i dorëzuar në Kuvend dhe nuk i di ndryshimet që i kanë bërë”, ka thënë sot Ahmeti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Lidhur me Njësitë zgjedhore, Ahmeti ka thënë se ajo është dakordohet me të gjithë, pastaj të respektohet ligji. fab/

Back to top button
Close
Close