Partitë politikePolitikë

Ahmeti: Jemi në prag të marrjes së vendimeve të mëdha, ende nuk ka marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit u bëri thirrje liderëve të partive tjera shqiptare në takim, por ata nuk erdhën në hotelin Park në Shkup.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit u bëri thirrje liderëve të partive tjera shqiptare në takim, por ata nuk erdhën në hotelin Park në Shkup.

“U bëra thirrje partive politike shqiptare që t’u falënderohem për bashkëpunimin e përbashkët gjatë miratimit të Ligjit për gjuhët, ndryshimet kushtetuese, e tjerë. Dëshirova t’i dëgjoj edhe propozimet dhe vërejtjet e tyre. Shumë më vjen keq që ata nuk erdhën në takimin e sotëm. Do të doja që mosardhjen e tyre të mos e shfrytëzojnë për qëllime politike. Në prag jemi të marrjes së vendimeve të mëdha”, tha Ahmeti në brifing me gazetarë, pas çka piten deklarata për media.

Saktë është se sot është ditë historike, shtoi ai, duke potencuar se takimi u konvokua me qëllim që liderët e partive shqiptare të bisedojnë.

“Lidhur me koalicionimet para dhe pas fushatës, une deklarova se duhet partnerët e deritanishëm të koalicionit të vazhdojnë. Në këto zgjedhje të gjithë ishin kundër BDI-së, por qytearët vendosën ne t’i përfaqësojmë. Fushatën zgjedhore ta lëmë pas nesh. Ende nuk ka marrëveshje mes neve dhe LSDM-së. Nëse bllokohemi, nuk është mirë për shtetin. Në BDI do të mbisundojë mençuria dhe logjika”, tha Ahmeti në brifing.

BDI-ja, siç tha, i ka vendosur linjat e kuqe. Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, vetingun dhe pozitën e kryeminsitrit.

“Por, dëshiroj edhe prej tyre të dëgjoj shkakun për mospranimin e kryeministrit. Mendoj se kjo çështje do të zbardhet pas përfundimit të këtij procesi”, tha Ahmeti, i cili konfrimoi se sot do të ketë takim edhe me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, si dhe Bilall Kasami nga BESA u prononcuan se nuk do të shkojnë në takimin, ndërsa Menduh Thaçi nga PDSH-ja ende nuk u prononcua. bsh/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close