Partitë politikePolitikë

Ahmeti me postim special për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë një postim special me rastin e përvjetorit të 12-të të pavarësisë së shtetit të Kosovës, përmes një fotografie të tij në vitet e veprimtarisë kombëtare

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë një postim special me rastin e përvjetorit të 12-të të pavarësisë së shtetit të Kosovës, përmes një fotografie të tij në vitet e veprimtarisë kombëtare.

Ai kujton me nostalgji ato vite në shërbim të idealit kushtuar kombit dhe lirisë së Kosovës.

“Sot, në këtë përvjetor, me nostalgji i rikthehem idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë. Sa shokë tanë ranë ndër vite dhe nuk e arritën ta përjetojnë atë për të cilën u flijuan, Kosovën shtet, sot i kujtoj me mall e me respekt të gjithë, lavdi të gjithë të rënëve për liri, më të mirëve të kombit! Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close