Partitë politikePolitikë

Ahmeti deri te opozita: Kam takat, jam i përgatitur edhe për borë e shi

Ka pesë vite që i lus të bashkohen partitë opozitare shqiptare dhe të mos e përçajnë votën. Në 2016 humbën shqiptarët, edhe pse fitoi BDI-ja. Humbëm 10 mandate nga parcializimi i votës. Le të bëhen bashkë dhe le ta fitojnë BDI-në. Këtë mes tjerash e theksoi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën dhënë për Gazetën Ekspres pasi në opinion shpesh është folur mbi mundësinë që ndikimet e Ahmetit nga jashtë, “nuk po e lejojnë bashkimin e opozitës”

Shkup, 26 shkurt 2020 (MIA) – Ka pesë vite që i lus të bashkohen partitë opozitare shqiptare dhe të mos e përçajnë votën. Në 2016 humbën shqiptarët, edhe pse fitoi BDI-ja. Humbëm 10 mandate nga parcializimi i votës. Le të bëhen bashkë dhe le ta fitojnë BDI-në. Këtë mes tjerash e theksoi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën dhënë për Gazetën Ekspres pasi në opinion shpesh është folur mbi mundësinë që ndikimet e Ahmetit nga jashtë, “nuk po e lejojnë bashkimin e opozitës”.

“Nuk jam hipokrit, e as egoist. Ku ka lider që i lut kështu opozitarët. Në 2016 humbën shqiptarët, edhe pse fitoi BDI-ja. Humbëm 10 mandate nga parcializimi i votës. Le të bëhen bashkë dhe le ta fitojnë BDI-në”, thekson Ahmeti.

Shpeshherë, oponentët e Ahmetit e kanë akuzuar këtë të fundit se nuk ka energji dhe “takat” për të udhëhequr proceset vijuese në shtet, duke iu referuar shëndetit të tij dhe moshës.

Por, Ahmeti është përgjigjur duke u rikujtuar oponentëve të tij të kaluarën që e ka pasur në Lëvizje dhe në luftë: “Takati matet me punë, bashkëpunëtorët janë xheloz ndaj meje për punën që e bëj edhe me orar të zgjatur, sepse jam i kalitur në borë dhe në kushte të këqija”, thotë ai.

Në pyetjen se kur mendon Ahmeti që të largohet nga politika, ai përgjigjet: “Nuk dua t’i frikësoj kundërshtarët”, përfundon Ahmeti.

Numri një i integristëve ka folur edhe për tryezën e përbashkët që u krijua pas zgjedhjeve të vitit 2016 ku u vendosën kërkesat e shqiptarëve karshi partnerëve maqedonas. Ai tha se kjo marrëveshje që buroi nga takimi i partive shqiptare, nuk u hartua në Tiranë siç pretendonte VMRO-ja, por u krijua nga vetë partitë në Shkup. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close