0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Ahmeti do të dëshmojë para Prokurorisë Speciale për Kosovën

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot dhe nesër duhet të dëgjohet  nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë.

Shkup, 2 shtator 2020 (MIA) – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot dhe nesër duhet të dëgjohet  nga hetuesit e Prokurorisë Speciale për krime lufte në Kosovë.

Nga kabineti i tij dhe nga BDI-ja pohojnë se ai është thirrur si dëshmitar për rolin e tij në UÇK. Nuk ka informacion  nëse ai do të dëshmojë  në selinë e prokurorisë në Hagë ose në Prishtinë.

Prokurorët ndërkombëtar kanë kërkuar nga Ahmeti të jetë në dispozicion dy ditë për të dëshmuar.

Lideri i BDI-së muajin e kaluar  në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se do të dëshmojë  në ftesë të prokurorisë speciale me seli në Hagë, e cila i heton  krimet  gjatë luftës në Kosovë, si dëshmitar dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së.

“Ali Ahmeti është thirrur në Hagë si dëshmitar, ka informuar dje edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov. sa/

Back to top button
Close
Close