0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Ahmeti dëshiron kryeministër shqiptar, Zaev i porositi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në 18 vjetorin e partisë  dëshiroi kryeministër shqiptar. Kjo ngjalli një seri reagimesh te subjektet politike në vend. LSDM si partner i koalicionit i porositi BDI-së se  nëse kjo është kusht për  koalicion qeveritar,  atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Për partitë shqiptare  ideja e tillë e BDI-së është populiste, ndërsa Ahmeti  nuk ka legjimitet të flasë për nevojat e qytetarëve.

Shkup, 6 qershor 2020 (MIA) – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në 18 vjetorin e partisë  dëshiroi kryeministër shqiptar. Kjo ngjalli një seri reagimesh te subjektet politike në vend. LSDM si partner i koalicionit i porositi BDI-së se  nëse kjo është kusht për  koalicion qeveritar,  atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Për partitë shqiptare  ideja e tillë e BDI-së është populiste, ndërsa Ahmeti  nuk ka legjimitet të flasë për nevojat e qytetarëve.

Në fjalim me rastin e 18 vjetorit të partisë në të cilën Ahmeti flet për përfitimet e popullit shqiptar në 18 vitet e fundit, mes tjerash thotë se  qëllimi i ardhshëm që duhet të realizohet  është  një kryeministër shqiptar.

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me
çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i
realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të
gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkarisht edhe qëllimin tonë të rradhës
që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një
personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të
cilën do ta përzgjedhim bashkarisht për kryeministrin e parë shqiptar të vendit “, citoi Ahmeti.

Mandatues  për kryetar të Qeverisë mund të jetë çdo  qytetar  i cili do të sigurojë  mbështetje prej së paku 61 deputetëve,  i porositi lideri i LSDM-së  Zoran Zaev  kryetarit të BDI-së Ahmeti.

“Nëse LSDM fiton në zgjedhje, unë jam kandidat për kryetar të Qeverisë dhe do të jem kryeministër i cili njëjtë lufton për  jetë më të mirë  të të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, diçka që kam dëshmuar nëpër të gjitha politikat e mia ndër vite. Në përputhje me rrethanat, përderisa BDI ka kush të tillë për koalicion  për Qeveri,  atëherë BDI  nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, ka reaguar Zaev në publikimin e tij në Fejsbuk.

Edhe lideri i BESËS Bilall Kasami  u deklarua në Fejsbuk duke vlerësuar se ideja e BDI-së në rrethana  kur tashmë ka  lista  për kandidatë dhe deputetë dhe proces zgjedhor të pauzuar, është populistike me qëllim që të mblidhen pikë politike.

“Hedhja e kësaj ideje në këtë moment më shumë i ngjan arsyetimit se BDI do shkojë në opozitë dhe para votuesve të vet të arsyetohet se “ja nuk na dhanë kryeministrin dhe ne duhet të dalim në opozitë”. Nuk është kontestuese që shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut kjo nuk diskutohet, por ky me siguri nuk do të jetë nga rradhët e BDI-së derisa ata nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda tyre. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tashmë e një periudhë më të gjatë në shumicë më të madhe turpërohen të identifikohen me politikat dhe politikanët brenda BDI-së të cilët nëpërkëmbën gjithçka shqiptare gjatë 18 viteve qeverisje”, shkruajti Kasami në Fejsbuk.

Sipas tij, dështimet e 18 viteve qeverisje të BDI-së  nuk mund të mbulohen duke lëshuar “një grusht miza” për kërkesa të cilat janë të definuara me ligj se si formohen qeveritë.

Qëndrim të ngjashëm dha edhe Aleanca për Shqiptarët e cila përmes një kumtese  e karakterizon 18 vjetorin e qeverisjes së BDI-së si të mbushura me mossuksese, premtime të paplotësuara dhe skandale korruptuese.

“Sikur Bashkimi Demokratik për Integrim të kishte përmbushur obligimin e tyre ndaj qytetarëve për gjithë premtimet e dhëna dhe sikur të ishte i sinqertë në idenë për qeverisje shqiptare dhe jo konsensuale, do ta kishe përkrahur kandidatin për president shqiptar në zgjedhjet presidenciale. Por, ju vendosët për president konsensual sepse kjo përkrahje ishte vetëm një lojë politike e BDI-së në shkëmbim të interesave partiake me qëllim që të fitojë disa komuna më shumë në zgjedhjet lokale të cilat e dinte se i kishte të humbura”, citoi Aleanca për Shqiptarët në kumtesë.

Në vend ende nuk është caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhej të mbahen më 12 prill, por ishin prolonguar për shkak të epidemisë me koronavirusin. Prej atëherë partitë nuk kanë mundur  të dakordohen për datën e zgjedhjeve. LSDM si termin të fundit e ofroi datën 5 korrik, ndërsa VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin se zgjedhjet në këtë periudhë janë të pamundura për shkak të situatës aktuale me koronavirusin.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close