0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Ahmeti: Bisedimet për formimin e Qeverisë mund të fillojnë, ende nuk ka asgjë konkrete

- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot pas përfundimit të mbledhjes konstituive të Kuvendit deklaroi se bisedimet për formimin e qeverisë së re mund të fillojnë, por se ende nuk ka asgjë konkrete.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot pas përfundimit të mbledhjes konstituive të Kuvendit deklaroi se bisedimet për formimin e qeverisë së re mund të fillojnë, por se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Sot ishte konstituuar Kuvendi, tani do të shohim se cila do të jetë agjenda dhe cilat do të jenë prioritetet e Kuvendit, kështu që është herët të flasim për pritshmëritë”,deklaroi Ahmeti për televizionin Alsat M.

Ai shtoi se sot mund të fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë, por se ende nuk ka asgjë konkrete.

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas protokolleve shëndetësore për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19, në sallën e Kupolës së Madhe u mbajt mbledhja konstituive e përbërjes së dhjetë parlamentare ku morën pjesë 117 prej gjithsej 120 deputetëve të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik. fc/

 

Back to top button
Close
Close