Partitë politikePolitikë

Ahmeti: BDI-së nuk i duhet fitore mbi bazë të shpifjeve dhe lajmeve të rrejshme

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka thënë se BDI për dy dekada me radhë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këto hapësira dhe e gjithë kjo që ka ndodhur ka vulën e BDI-së dhe e UÇK-së, sepse siç thekson, “pa UÇK-në nuk do të kishim ndryshime as të Kushtetutës as edhe pozicione dukshëm të forta të shqiptarëve në vendin e tyre dhe karshi komunitetit ndërkombëtarë”

Shkup, 26 shkurt 2020 (MIA)- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka thënë se BDI për dy dekada me radhë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në këto hapësira dhe e gjithë kjo që ka ndodhur ka vulën e BDI-së dhe e UÇK-së, sepse siç thekson, “pa UÇK-në nuk do të kishim ndryshime as të Kushtetutës as edhe pozicione dukshëm të forta të shqiptarëve në vendin e tyre dhe karshi komunitetit ndërkombëtarë”.

“Unë nuk kam ardhur në skenën politike nga ekranet televizive, por nga një organizim mbi 20 vjeçar në atë kohë kundër përmbysjeve të regjimit, fitores, lirisë, drejtësisë e  barazisë së shqiptarëve ku jetonin ata. Në politikë hyra sepse ma imponuan partitë politike të kohës, sepse nuk u përmbajtën në Këshillin koordinues që për katër vite te bashkëvepronin deri në jetësimin dhe zbatimin e MO-së”, ka thënë Ahmeti në intervistën për Gazetën Ekspres.

Sipas tij, kulmin e suksesit në zgjedhje, BDI e ka pasur në vitin 2014, ku siguroi 19 mandate në zgjedhje, dhe një deputete që iu bashkëngjit më pas, gjithsej 20 mandate.

Në pyetjen e drejtuar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, se sa deputetë pret këto zgjedhje, ai përgjigjet: “Vetëm një gjë ju siguroj, nuk kam punuar asnjëherë me hile, ndoshta jam vonuar por kam pasur sukseset. Nuk e di për numrin e deputetëve, ne do të punojmë, qytetarët le ta vlerësojnë punën tonë, nënvizon Ahmeti.

BDI-së, shton tutje ai nuk i duhet fitore mbi bazë të shpifjeve dhe lajmeve të rrejshme.

”BDI-së dhe mua i duhet fitore që populli të më kuptojë drejtë për punën e bërë dhe fjalën e dhënë. Mua kjo më duhet”, ka thënë ai. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close