0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Aguero: Nuk i kuptoj ata që e kritikojnë Mesin për lojën në ekipin kombëtar, ai është i pari që vuan nga mossukseset

Sulmuesi i Mançester Sitit, Serhio Aguero ka folur për mënyrën se si sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi po përjeton mossukses në fanellën e Argjentinës.

Mançester, 28 prill 2020 (MIA) – Sulmuesi i Mançester Sitit, Serhio Aguero ka folur për mënyrën se si sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi po përjeton mossukses në fanellën e Argjentinës.

“Jemi shumë të mërzitur që humbëm në ekipin kombëtar. Ne po vuajmë dhe po kalojmë kohë të vështira pas humbjeve. Mund të luaj në Kupën e Botës 2022 pa dhimbje, edhe pse kam probleme në gju. Por, tani të gjitha forcat janë përqendruar vetëm në Kupën e Amerikës. Unë dhe Mesi kemi punuar së bashku që nga viti 2005. Unë nuk i kuptoj ata që e kritikojnë se si luan në ekipin kombëtar. Ai është i pari që vuan nga mossuksesi, por vazhdon të qëndrojë në ekipin kombëtar. Mesi është shumë i shpejtë dhe nuk u jep kundërshtarëve të tij kohë të reagojnë. Është e pamundur të analizohet”, tha Aguero.

Mesi në karrierën e tij të pasur në futboll ka shumë trofe me Barcelonën, por atij i mungon trofe nga një ndeshje e madhe me kombëtaren. Shumë thonë që pa fituar një trofe me Argjentinën, Mesi nuk mund të jetë lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close