BotëBotë.Portal

Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë pret rënie të kërkesës për naftë për shkak të koronavirusit

Kërkesa për naftë do të bjerë në tremujorin e parë mbi baza vjetore për herë të parë që nga kulmi i krizës financiare në viti 2009 për shkak të epidemisë së koronavirusit në Kinë, tha sot Agjencia Ndërkombëtare për Energjikë (IEA).

Paris, 13 shkurt 2020 (MIA) – Kërkesa për naftë do të bjerë në tremujorin e parë mbi baza vjetore për herë të parë që nga kulmi i krizës financiare në viti 2009 për shkak të epidemisë së koronavirusit në Kinë, tha sot Agjencia Ndërkombëtare për Energjikë (IEA).

“Ndikimi i virusit Kovid-19 në kërkesën globale të naftës do të jetë i rëndësishëm. Kërkesa pritet të bjerë për 435,000 fuçi në ditë në tremujorin e parë, për herë të parë në një periudhë tremujore në më shumë se dhjetë vjet”, publikoi IEA në raportin mujor.

“Ne gjithashtu e kemi ulur parashikimin tonë për rritje globale (kërkesë) gjatë vitit 2020 për 365,000 fuçi në ditë, në 825,000 fuçi në ditë, niveli më i ulët që nga viti 2011”, kumtoi IEA.

Në të njëjtën kohë, ata paralajmërojnë se aktiviteti ekonomik shpejtë do të kthehet në normalitet deri në tremujorin e dytë.

Në periudhën nga prilli deri në qershor, kërkesa për naftë duhet të rritet për 1.2 milion fuçi në ditë, sipas vlerësimeve të IEA.

Prodhimi i OPEL ra në nivelin e tij më të ulët që nga recesioni global në janar të vitit 2009, citon IEA, duke e treguar uljen e eksporteve në Libi për shkak të bllokimeve të bimëve dhe rënies së prodhimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. ls/fab

Back to top button
Close
Close