EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Aeroporti Orly në Paris i mbyllur për shkak të Kovid-19

Si rezultat i epidemisë së koronavirusit, aeroporti Orly në Paris i mbylli mbrëmë dyert e tij për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, ai do të vazhdojë të pranojë fluturime shtetërore dhe mjekësore dhe riorientime në raste emergjente, raporton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 1 prill 2020 (MIA) – Si rezultat i epidemisë së koronavirusit, aeroporti Orly në Paris i mbylli mbrëmë dyert e tij për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, ai do të vazhdojë të pranojë fluturime shtetërore dhe mjekësore dhe riorientime në raste emergjente, raporton korrespondenti i MIA-s.

Për herë të parë në historinë e tij dhe koncesionerit të tij ADP Grup, Aeroporti Orly-Paris i mbylli dyert e tij për një kohë të pacaktuar.

“Jo, ju nuk mbyllet aeroport sikur t’i mbyllni grilat e rezidencës verore. Para se të vendosnim “për të ndaluar me shfrytëzimin tregtar të Orly, fillimisht kontaktuam shtetin, Drejtorinë e përgjithshme për Aviacionin Civil, linjat ajrore si dhe ofruesit e shërbimeve të ndryshme që punojnë në platformë”, tha Mishel Landel, drejtues i operacioneve për rajonet ajrore, Paris Orly.

Që kur u mor vendimi, “kompanive u është kërkuar parkimi afatgjatë i aeroplanëve”, tha menaxheri i pistës së Orly. “Ruajtje e aeroplanëve”, në zhargonin e aeronautikës. Er Frens, Er Karibian, Frenç Bi,. Korsair, Izixhet ose Level janë kompani me seli në Orly. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close