EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Aeroplani ukrainas ka kaluar në kontrollin teknik dy ditë para aksidentit

Aeroplani ukrainas "Boing 737", që sot u rrëzua në Iran, me ç'rast humbën jetën 176 persona, ishte i ri dhe dy ditë para aksidentit ka kaluar kontrollin e fundit teknik, njoftoi kompania ajrore ukrainase UIA.

Kiev, 8 janar 2020 (MIA) – Aeroplani ukrainas “Boing 737”, që sot u rrëzua në Iran, me ç’rast humbën jetën 176 persona, ishte i ri dhe dy ditë para aksidentit ka kaluar kontrollin e fundit teknik, njoftoi kompania ajrore ukrainase UIA.

“Aeroplani u prodhua në vitin 2016, ndërsa kompania e mori drejtpërdrejtë nga fabrika. Aeroplani e kaloi kontrollin e fundit teknik të rregullt më 6 janar të vitit 2020”, publikoi UIA në Fejsbuk.

Aeroplani u nis nga Teherani në ora 06:00 të mëngjesit 10 minuta sipas kohës lokale nga Teherani për në Kiev, ndërsa disa minuta më vonë u zhduk nga radari dhe u rrëzua pranë qytetit.

Sipas informacioneve fillestare nga autoritetet iraniane dhe nga ambasada e Ukrainës në Teheran, aeroplani është rrëzuar për shkak të defekteve në motor.

Dy kuti të zeza janë gjetur në vendngjarje të aksidentit, por drejtori i Organizatës së Aviacionit Civil iranian Ali Abexhedeh deklaroi se këto kuti të zeza nuk do ju jepen prodhuesve të aeroplanit Boing. bs/ 

Таг
Back to top button
Close
Close