0_MIA Investigon.PortalReportazh

Adventi në Zagreb: Destinacioni më i mirë për Krishtlindje në Evropë

Kryeqyteti kroat Zagrebi u bë destinacioni i preferuar i turistëve evropianë në edhe pak ditë nga ardhja e Krishtlindjes.

Zagreb, 19 dhjetor (MIA)Kryeqyteti kroat Zagrebi u bë destinacioni i preferuar i turistëve evropianë në edhe pak ditë nga ardhja e Krishtlindjes.

Tre vitet e fundit, Zagrebi merr shpërblime për Krishtlindje të organizuar më së miri në Evropë. Ndonëse, për shkak të kërkesave të garës Zagrebi nuk mund të merrte pjesë në shpërblimin e katërt me radhë, Adventi i Krishtlindjes i Zagrebit mbeti njëri prej destinacioneve të preferuara të turistëve në ditët para Krishtlindjeve katolike, e deri më 6 janar.

“Koncepti i Adventit në Zagreb është shumë i thjeshtë – tepër shesh të vogla festive, shtëpiza me ngjyrë të njëjta, muzikë tematike dhe ndriçim i Vitit të Ri. Aromë e verës së zier, salçiçe, ëmbëlsira me mjaltë dhe specialitete të tjera gastronomike, tinguj të kambanave të Krishtlindjes… Argëtimi i llojllojshëm edhe për më të rinjtë edhe për më të moshuarit dhe familjet, gjithsesi janë shkas i mirë për shkak të cilit duhet vizituar Zagrebi dhe duhet të përjetohet magjia e Adventit”, porositi Ivana Mahiniq nga Organizata turistike e Qytetit të Zagrebit.

Portali “European Best Destination” në të cilin votuan ekspertë turistikë prej 123 shteteve të botës, tre vite me radhë e shpalli Zagrebin si Advent destinacionin më të mirë për Krishtlindje në konkurrencë të njëzet qyteteve, në mesin e të cilave edhe Vjena prej ku edhe i ka rrënjët ky Panair i Krishtlindjes që nga shekulli 13. Edhe CNN e shpalli Adventin në Zagreb si njërin prej më të mirëve në botë.

Dhe jo rastësisht Zagrebi e mori këtë epitet. Prej mbi 30 lokaliteteve me rrugë dhe sheshe të stolisura në mbarë qytetin, prej skenave të vogla deri te ato të mëdhatë dëgjohet muzikë nga grupe të shumta muzikore.

Në parkun Tomisllavac, që gjendet mes Stacionit hekurudhor dhe përmendores së Mbretit Tomisllav, gjendet një patinazh i madh në vend të hapur, në të cilin kënaqen më së shumti më të rinjtë me prindërit.

Duke lëvizur drejt qendrës hasim në një pamje të ngjashme në njërin prej parqeve më të bukura të Zagrebit “Zrinjevac”, me pemë të ndriçuara, ku në pjesën e mesme dominon skena në të cilën paraqiten shumë grupe muzikore. Në frymën e Krishtlindjes jeton edhe Shëtitorja e Shtrosmaerit në Gradec dhe Qyteti i Sipërm rreth sheshit dhe katedrales “Sh. Marko”.

Gjithsesi këtu është edhe vetë qendra – sheshi “Ban Jelaçiq”, ku vizitorëve krahas koncerteve dhe Babagjyshëve  të Vitit të Ri, u ofrohet një grumbull i specialiteteve gastronomike, të mbështjella tradicionalisht me salçiçe dhe verë të zier me të cilat vizitorët i ngrohin këmbët e ngrira.

Zagrebasit kanë “tunelin” e tyre – ky është Vendkalimi i Mariqit i cili është i ndriçuar vetëm me një ngjyrë. Në fakt, Zagrebi edhe sivjet, i tëri është i ndriçuar me ngjyrat e arit, argjendit dhe pak ngjyrë të kuqe, me elemente të ndryshme skenografike në lokalitete të ndryshme.

Edhe në të gjitha rrugët rreth sheshit qendror, përmes parkut “Maksimir”, e deri në Zagrebin e Ri, në ambient të Krishtlindjes gjenden rreth 700 stenda me ofertë të pasur të panairit – prej punimeve të ndryshme artizanale dhe produkteve festive, deri te suveniret. Dhe kjo nuk është e tëra.

Gjithsesi këtu janë edhe koncertet e shumta dhe ngjarjet kulturore, Parku i ngrirë, programi për fëmijë, festivali i çokollatës dhe i krepave, ekspozita të rastit, instalime të mëdha 3D, repertor festiv i Teatrit Popullor Kroat si edhe shumë përmbajtje të tjera, me të cilat Zagrebi jo rastësisht tre vite me radhë është shpallur destinacioni më i mirë në Evropë për festat e Krishtlindjes.

Dhe në vend se qyteti të hedhë para për këtë ngjarje, në koordinim me Organizatën Turistike të Kroacisë dhe institucionet kulturore, me mbështetje të madhe të vetë qytetarëve, Zagrebi investoi në këtë manifestim të Krishtlindjeve dhe mjetet tashmë kthehen për investime më të mëdha për vitin e ardhshëm. Ndaj kështu jo rastësisht Zagrebi u bë “qyteti më turistik” në Kroaci, para Dubrovnikut Splitit, Poreçit dhe Istrës.

Kështu, vetëm në tre vitet e fundit me plotësimin e mbi 94 për qind të kapaciteteve të akomodimit, numri i  turistëve është rritur për 50 për qind ose vitin e kaluar gjithsej 70.000 turistë e kanë vizituar “Zagrebin e Krishtlindjes”. Sivjet vetëm për një javë, qëkur është hapur Adventi, Zagrebi shënoi rritje prej 18 për qind të mysafirëve dhe 15 për qind të bujtjeve. Nga mysafirët nga tërë bota dhe rajoni. Zagreb Adventi vitin e kaluar realizoi të ardhura prej 15,2 milionë eurove.

Në ahengun më të mirë të Krishtlindjes në Evropë vijnë edhe turistë nga Maqedonia, ndërsa sivjet është vërejtur edhe rritje prej 20 për qind e numrit të turistëve nga Maqedonia.

” Zagrebi tani është magjik. Të gjithë turistëve nga Maqedonia, u rekomandoj ngrohtësisht të vijnë në Adventin në Zagreb. Ka shumë argëtim edhe për më të rinjtë edhe për më të moshuarit. Ka shumë ushqim të mirë, pije, shumë ngjarje tërë ditën dhe tërë natën në gjithë qytetin. Ne argëtohemi dhe duam që të vini, porositi kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Kroacisë, Hërvoje Zovko.

Sido që të jetë, kush dëshiron të kënaqet dhe me të vërtetë t’i ndjejë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nuk ka destinacion më të mirë sesa Zagrebi.

Oliver Brankoviq

Таг
Back to top button
Close
Close