0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëri

Ademi e vizitoi Shkollën për studime sllovene dhe lindore-evropiane në Londër

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili është për vizitë disa ditore në Londër, sot në shoqëri të ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, Aleksandra Miovska, e vizitoi Shkollën për studime evropiane sllovene dhe lindore pranë UCL (London’s Global University), ku pas 15 viteve pauzë sërish organizohen kurse për gjuhë maqedonase, për të cilat, sipas profesorëve të angazhuar interesi vazhdimisht rritet, kumtoi MASH.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili është për vizitë disa ditore në Londër, sot në shoqëri të ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, Aleksandra Miovska, e vizitoi Shkollën për studime evropiane sllovene dhe lindore pranë UCL (London’s Global University), ku pas 15 viteve pauzë sërish organizohen kurse për gjuhë maqedonase, për të cilat, sipas profesorëve të angazhuar interesi vazhdimisht rritet, kumtoi MASH.

Gjatë vizitës së këtij institucioni arsimor, delegacioni nga Maqedonia e Veriut i kryesuar nga ministri Ademi pati takim me drejtorin e shkollës prof.dr. Diane Koenker, ndërsa njëherit janë dhuruar edhe libra për bibliotekën dhe nevojat e universitetit.

Në ditët në vijim, Ademi do të vizitojë edhe disa institucione nga sfera e arsimit, ku me strukturat udhëheqëse do të bisedohet për vendosje ose vazhdim të bashkëpunimit tani më të formuar me institucionet nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe do të shkëmbehen përvoja të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit kombëtar arsimor në vendin tonë, theksohet në kumtesën e MASH-it. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close