Lajme nga komunatShoqëri

Ademi dhe Arifi inspektuan punimet në sallën sportive në Hotël të Likovës

Salla e sporteve që po ndërtohet në kuadër të Sh.F. “Andon Zako Çajupi“ në fshatin Hotël të Likovës është në përfundim e sipër

Shkup, 15 shkurt 2020 (MIA) – Salla e sporteve që po ndërtohet në kuadër të Sh.F. “Andon Zako Çajupi“ në fshatin Hotël të Likovës është në përfundim e sipër.

Sipas gjitha gjasave e njëjta nga dita e hënë do të jetë në funksion dhe shërbim të nxënësve të kësaj shkolle. Kjo u konstatua gjatë inspektimit të punimeve nga zyrtarë të lartë qeveritarë dhe atyre lokal.

“Jemi në inspektim të përfundimit të punimeve të cilat gjatë ditës së hënë duhet të rrumbullakohen dhe të lëshohet në përdorim kjo sallë e sporteve e ndërtuar për fëmijët të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë”, tha ministri Ademi.

“Vizitojmë punimet të cilat janë në përfundim e sipër në këtë objekt ku shpresojmë që ky objekt të jetë një indikacion i cili do të shërbej për një proces sa më të mirëfilltë edukativo arsimorë”, theksoi nga ana tjetër, kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Ndryshe, ndërtimi i kësaj salle sportive në sipërfaqe prej 650 m2, kap vlerën prej 24 milionë denarë, mjete këto të siguruara nga MASH-i. fab/

Back to top button
Close
Close