0_Maqedoni.PortalPolitikë

Ademi – Bogdanoviq: Dy vende miqësore me trashëgimi të pasur kulturore dhe natyrore

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi sot realizoi takim me ministrin për Kulturë të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq.

Shkup, 25 shkurt 2020 (MIA) – Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi sot realizoi takim me ministrin për Kulturë të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq.

Gjatë takimit, u vërtetuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore në mes dy vendeve, por u bisedua edhe për mundësitë e hapura për thellimin e tyre të mëtejme, kumtoi Kabineti i ministrit pa resor, i obliguar për diasporën.

U shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi me UNESKO-n, duke e marrë parasysh përvojën e të dy shteteve rreth statusit për mbrojtjen e hapësirave kulturoro- historike, Ohrin në vendin tonë dhe Kotorin në Mal të Zi. U theksua në veçanti kënaqësia për jubileun e vitit të kaluar, 40 vjetorin nga njohja e të dyja qyteteve si vende të mbrojtura nga UNESKO.

U bisedua për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e mbrojtura nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Në këtë kontekst, u dakordua bashkëpunim në nivel ekspertësh, me qëllim ruajtjen e vlerës univerzale në të dy vendet.

Në kuadër të memorandumit për miqësi mes qyteteve Ohër, Kotor, Dubrovnik dhe Mostar, të nënshkruar më vitin 2018, u dakordua që në bashkëpunim edhe me organizatat e qyteteve të gjendet mënyrë për konkretizimin e bashkëpunimit. Si rrjedhojë, është planifikuar që së shpejti të realizohet edhe takim i përfaqësuesve të 4 qyteteve me përfaqësues të Komisioneve nacionale për UNESKO, qëndron në kumtesë. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close