BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Abud: Në Bejrut rreth 300.000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi

Pas shpërthimit në portin e Bejrutit, rreth 300,000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi, deklaroi guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud.

Bejrut, 5 gusht 2020 (MIA) – Pas shpërthimit në portin e Bejrutit, rreth 300,000 njerëz kanë mbetur pa shtëpi, deklaroi guvernatori i Bejrutit, Marvan Abud.

Sipas Abud, dëmi nga shpërthimi vlerësohet në tre deri në pesë miliardë dollarë.

Për shkak të vëllimit të dëmit, është në pikëpyetje e ardhmja e portit, ndërsa gjatë shpërthimit janë shkatërruar shumë shtëpi dhe apartamente, duke lënë shumë banorë të pastrehë.

Presidenti libanez Mishel Aun paralajmëroi ndihmë urgjente prej 66 milionë dollarëve, por pasojat nga shpërthimi i portit mbi ekonominë do të jenë afatgjata.

Një shpërthim afër qytetit Bejrut janë vrarë të paktën 100 njerëz dhe janë plagosur afër 4.000 të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur pranë vendit ku në vitin 2005 shpërtheu një auto-bombë, me ç’rast humbi jetën ish-kryeministrin libanez Rafik Hariri.

Libani është përfshirë nga protestat antiqeveritare për muaj të tërë për mënyrën se si Qeveria përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-90. Protestuesit akuzojnë elitën qeverisëse, e cila ka mbizotëruar politikën me vite, se po pasurohet në vend që të zgjidhë problemet themelore të njerëzve, të tilla si mungesa e energjisë, uji i pijshëm dhe sistemi i dobët shëndetësor.

Libani ka mbijetuar nga një luftë katastrofike 15-vjeçare civile, e cila shpesh ka qenë shënjestra e zjarrit nga konfliktet rajonale.

Në Liban, zyrtarisht njihen 18 komunitete fetare, katër myslimane, 12 të krishtera, sekti Druzë dhe Judaizmi.

Tri funksionet kryesore politike, presidenti, kryetari i Parlamentit dhe kryeministri, ndahen midis tre komuniteteve më të mëdha (të krishterë, shiitë dhe sunitë) sipas Traktatit të vitit 1934.
Parlamenti 126 vendesh i Libanit është i ndarë në mënyrë të barabartë midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Aktualisht në Liban, lëvizja ekstremiste shiite Hezbollah, e mbështetur nga Irani është grupi më i fuqishëm ushtarak dhe politik në vend. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close