BotëBotë.Portal

Abe: Temperaturat e larta nuk parandalojnë përhapjen e koronavirusit

Kryeministri japonez Shinzo Abe, sot deklaroi se temperaturat e larta gjatë verës me siguri nuk kanë për ta parandalur transmetimin e koronavirusit të ri, duke pasur parasysh që numri i të infektuarve ishte i lartë edhe në Lindjen e Mesme.

Tokio, 15 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri japonez Shinzo Abe, sot deklaroi se temperaturat e larta gjatë verës me siguri nuk kanë për ta parandalur transmetimin e koronavirusit të ri, duke pasur parasysh që numri i të infektuarve ishte i lartë edhe në Lindjen e Mesme.

“Ne nuk mund të relaksohemi vetëm sepse vera po vjen, sepse infeksioni po përhapet edhe në Lindjen e Mesme ku temperaturat janë të larta”, theksoi Abe, duke mohuar idenë se moti i ngrohtë mund të luante rol kryesor në zvogëlimin e infeksioneve.

Temperaturat në Lindjen e Mesme tejkaluan 35 gradë Celsius në qytete si Teherani dhe Riadi, ku, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë konfirmuar rreth 185.000, në fakt 123.000 raste.

Në Katar, ku temperatura më e lartë ka arritur rreth 40 gradë në dy javët e fundit, mesatarisht janë infektuar 1.500 persona në ditë, gjë që është më shumë sesa në prill kur ishte më e ftohtë.

Abe, konfirmoi që qeveria po kërkon të zgjerojë strategjinë mjekësore dhe testimet në prag të valës së dytë të mundshme të epidemisë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close