0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Abe dhe Trampi thonë se janë të njoftuar me gjendjen shëndetësore të liderit koreanoverior

- Kryeministri i Japonisë, Shinso Abe sot deklaroi se është i njoftuar me raportet për shëndetin e liderit koreanoverior Kim Xhong-un dhe se me kujdes të madh e ndjek zhvillimin e ngjarjeve.

Tokio, 28 prill 2020 (MIA) – Kryeministri i Japonisë, Shinso Abe sot deklaroi se është i njoftuar me raportet për shëndetin e liderit koreanoverior Kim Xhong-un dhe se me kujdes të madh e ndjek zhvillimin e ngjarjeve.

Paraprakisht edhe presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka “pasqyrë mjaft të qartë” për gjendjen shëndetësore të Kim, por se “tani nuk mund të flasë për këtë”.

Mediet botërore nga java e kaluar publikuan se gjendja shëndetësore e Kim është në rrezik, ndërsa shumë persona spekuluan edhe se ka ndërruar jetë. Ai nuk është paraqitur në publik nga 11 prilli, ndërsa sipas disa informacioneve, kishte pasur operacion në zemër dhe është në gjendje të keqe shëndetësore. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close