BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Abdelkader Bensallah- nga gazetar, diplomat dhe deputet deri te president i Algjerisë

Parlamenti algjerian sot e ka zgjedhur njeriun e parë të Dhomës së lartë të trupit legjislativ, Abdelkader Bensallah për president të përkohshëm të Algjerisë në vendin e shefit të deritashëm të shtetit Abdelaziz Buteflika i cili javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nën presionin e protestave prodemokratike të cilat morën mbështetjen edhe të të armatës.

Algjeri, 9 prill 2019 (MIA) – Parlamenti algjerian sot e ka zgjedhur njeriun e parë të Dhomës së lartë të trupit legjislativ, Abdelkader Bensallah për president të përkohshëm të Algjerisë në vendin e shefit të deritashëm të shtetit Abdelaziz Buteflika i cili javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nën presionin e protestave prodemokratike të cilat morën mbështetjen edhe të të armatës.

Bensallah do të udhëheq me vendin në 90 ditët e ardhshme të periudhës së tranzicionit, ku duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Abdelkader Bensallah ka lindur më 24 nëntor 1941 në provincën veriperëndimore Tlemsen.

Në vitin 1959 në moshën 18 vjeçare është inkuadruar në krahun e armatosur të Frontit për çlirim kombëtar, Armatën për çlirimin kombëtar dhe ka marrë pjesë në luftën e pavarësimit të Algjerisë.

Pas çlirimit të vendit nga Administrata koloniale franceze, Bensallah e ka vazhduar arsimimin edhe pas diplomimit në vitin 1967 ku punësohet si gazetar në gazetën e përditshme “Shab”. Vitin e ardhshëm kalon në javoren “Muxhahid”, më pas edhe në gazetën e përditshme “Xhumhurija”.

Në politikë futet në vitin 1977 kur zgjidhet për deputet në Kuvendin popullor të Tlemsenit dhe mban tre mandate prej pesë vjetësh.

Në vitin 1989 ai emërohet për ambasador të Algjerisë në Arabinë Saudite dhe për përfaqësues të përhershëm në Organizatën për bashkëpunim islamik me seli në Xheda.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1994 ai zgjidhet për kryetar të Këshillit kombëtar të tranzicionit, trup që në tre vitet e ardhshme do ta ketë rolin e Shtëpisë legjislative të Algjerisë…

Ndryshe, Bensallah vlen si një nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit të deritanishëm Buteflika, me çka përzgjedhja e tij e sotme për shef të përkohshëm të shtetit nuk është mbështetur nga opozita. fab/

 

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close