
Ramalah, 16 shtator 2020 (MIA) – Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Bahreinin nuk do të sjellin paqe në Lindjen e Afërt, deklaroi presidenti palestinez Mahmud Abaz.
Ai potencoi se vuajtjet e palestinezëve po vazhdojnë.
“Kushtet për arritjen e paqes në Lindjen e Afërt janë që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të njohin të drejtën e popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur me kryeqytet Jerusalemin lindor dhe që çështja e refugjatëve palestinezë të zgjidhet,” tha Abas. sn/