
Ramallah, 23 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas në takimin e sotëm me presidentin francez, Emanuel Makron në Ramallah deklaroi se shpreson qe Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve VAFA.
“Ne duam që shtetet evropiane që besojnë në një zgjidhje dy-shtetesh dhe Franca të njohë shtetin e Palestinës përgjatë kufirit të 1967-ës me Jerusalemin lindor si kryeqytet”, tha Abas.
Makron në Ramallah arriti mbrëmë pesë orë me vonesë pasi ishte në takime me përfaqësuesit izraelit në Jerusalem. ls/fab