BotëBotë.Portal

Abas edhe para Këshillit të Sigurisë së KB-së do ta hedh poshtë planin e SHBA-së

 Presidenti palestinez Mahmud Abas nesër në Këshillin e Sigurisë së KB-së do ta përsërisë hedhjen poshtë të planit amerikan për Lindjen e Afërt.

Nju-Jork, 11 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti palestinez Mahmud Abas nesër në Këshillin e Sigurisë së KB-së do ta përsërisë hedhjen poshtë të planit amerikan për Lindjen e Afërt.

Megjithatë, anëtarët e Këshillit  nuk do të shprehen për rezolutën me të cilën  u hodh poshtë plani.

Presidenti Donald Tramp më 28 janar e prezantoi  nismën e SHBA-së për t’i vënë fund konfliktit  izraelit-palestinez.

Funksionari i lartë palestinez Saeb Erekat i ka mohuar raportet se projekt-rezoluta është tërhequr për shkak të mungesës së mbështetjes dhe theksoi se “zërat” që palestinezët e kanë tërhequr rezolutën janë të “pasakta dhe tërësisht të pabaza”.

Projekt-rezolutën e parë të cilën e propozuan Tunisi dhe Indonezia, ndërsa e mbështetën palestinezët,  gjithashtu ka pohuar se  plani amerikan e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe qëndrimin e Këshillit të sigurisë për vendim për dy shtete,  të themeluar në kufijtë para luftës në vitin 1967.

Pas negociatave të gjata gjatë uikendit dhe shpalljes së tekstit të ndryshuar drastik  nga ana e SHBA-së, palestinezët vendosën  të mos e vendosin projektin në “blu”, formë përfundimtare të votimit, deklaruan disa diplomatë të cilët dëshironin të mbesin anonim, sepse diskutimet ishin private.

Erekat tha se duke marrë parasysh atë  që rezoluta  nuk është vendosur  në blu,  nuk mund të thuhet se është tërhequr.

Plani i SHBA-së parashikon shtet palestinez të ndarë e cila pjesët kyçe të Bregut perëndimon i bashkon me Izraelin, dhe ndalet në anën e Izraelit për çështje  siç janë kufijtë, statusi i Jerusalemit dhe lagjet hebraike.

Palestinezët e kërkojnë tërë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përkatësisht rajonet të cilat Izraeli i ndërmerr  në luftën e vitit 1967 dhe dëbimin e më shumë se 700.000 ardhacakëve  izraelit nga këto rajone. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close