0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

A është ky momenti iranian i “Çernobilit”?

Pranimi i Iranit se joqëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin për udhëtarë i detyroi protestuesit të dalin në rrugë gjatë fundjavës.

16 јanar 2020

Si En En – Atlanta

Pranimi i Iranit se joqëllimisht e ka rrëzuar aeroplanin për udhëtarë i detyroi protestuesit të dalin në rrugë gjatë fundjavës. Ndonëse protestat ishin më të vogla të hënën dhe nē numër më të vogël se policia speciale, një pjesë e vëzhguesve pyeten nëse kjo do të mund të ishte fiĺlimi i fundit të regjimit aktual.

Pas disa ditëve mohim dhe shuarje, Irani konfirmoi zyrtarisht në orët e hershme të së shtunës se ushtria iraniane e ka rrëzuar aeroplanin ukrainas, duke vrarë të gjithë 176 udhëtarët, prej të cilēve shumica ishin shtetas  iranianë.

Ministri i Jashtëm iranian Xhavad Zarif, fajin e gjeti në “gabimin njerëzor” të shkaktuar nga aventurizmi amerikan, duke аluduar në eskalimin e konfliktit të rrezikshëm mes Iranit dhe Amerikës lidhur me vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Sulejmani.

Por qëllimi i Qeverisë iraniane për të akuzuar Uashingtoni ose forca të tjera të huaja jo qëllimmira për trazirat në Iran ka boshllëqe. Derisa administrata e Donald Trampit formoi gjendje irituese, nuk ishte fajtore për fatkeqësinë ajrore.

Pranimi i Teheranit duket se sërish e ka ndezur sentimentin antiqeveritar që mbisundonte vitin e kaluar përkundër valës së nacionalizmit që vijoi pas vdekjes së Sulejmanit.

Një numër i madh i njerëzve u tubuan në kryeqytetin, Teheran të shtunën për t’u shprehur ngushëllim viktimave, duke i bërë thirrje liderit shpirtëror iranian ajatollahut Ali Hamnei që të tërhiqet dhe të ndëshkohen ata të  cilët janë përgjegjës për fatkeqësinë ajrore.

Brohoritjet si”Vdekje për Amerikën” u zëvendësuan me “Vdekje për diktatorin” dhe “Vdekje për gënjeshtarin”. Në një video dëgjohet brohoritja e demonstrantëve “Hamenei turp të kesh”, “Braktise vendin”.

“Kjo tashmë konsiderohet si momenti iranian “Çernobil”, analalogji e katastrofës bërthamore në vitin 1986 në Ukrainën sovjetike, i parashtroi të. gjitha jokompetencat, mashtrim shtetëror dhe rrotacion në atë regjim”, raportojnë nga ueb faqja për gazetarët iranianë në diasporë.

Por, është vështirë të thuhet nëse pikëllimi dhe hidhërimi i Iranit mund të rezultojnë me revolucion.

Moment revolucionar?

Nga pikëpamja e Perëndimit, ne gjithmonë kërkojmë moment revolucionar (në Iran), shprehet Sanam Vakil, bashkëpunëtore hulumtuese dhe lidere e forumit iranian në Londër me seli në Institutin për bashkëpunim ndērkombëtar.

– Gjithsesi ka ngjashmëri mes mënyrës në të cilën kompetentët u përballën me fatkeqësinë në Çernobil dhe rrëzimi i fluturimit 752 të aviotransportuesit ndërkombëtar “Ukraina Interneshënëll Erlajns” – mohime të vazhdueshme, tentim për fshehje, shënime të pashmangshme nga qeveritë e huaja dhe pranim i pavullnetshëm – por paralelet mund të përfundojnë këtu, shprehet ajo.

Kjo mund të jetë momenti iranian i “Çernobilit”, deklaroi Vakil. Por, shtrohet pyetja se si udhëheqja iraniane do të përballet me këtë. Pas Çernobilit gjithçka i është lënë një lideri politik që merr vendime për ta pranuar përgjegjësinë dhe ta ndryshojë dinamikën politike.

Individi i vetëm që mund të bëjë ndryshime të rëndësishme në sistemin politik iranian është lideri suprem, theksoi Vakil.

Dhe nëse historia është gjykatës, Hamnei mund të kalojë në protesta të dhunshme, siç bëri gjatë protestave antiqeveritare që e përfshinë Iranin vitin e kaluar. Reagimi i Teheranit në protestat tërhoqi edhe kontrollin ndërkombëtar dhe vendor me paralajmërimin nga Donald Tramp se “bota shikon” dhe “mos i vritni protestuesit tuaj”.

– Që kryengritja të bëhet revolucion i opozitës dhe nevojitet lider dhe ideologji e përbashkët, shprehet Emanuel Karagianis, ligjërues në Departamentin për studime për mbrojte të Universitetit King Londër.

Por, protestuesit iranianë nuk posedojnë asnjërën prej këtyre të dyjave, shprehet ai, duke hedhur poshtë protestat e paradokohshme si lëvizje “spontane dhe autoktone”, që hyn në rrezen e gjerë të interesave dhe lojalitetit, duke përfshirë studentë, profesionistë, sindikalistë dhe pakica etnike.

„Regjimi iranian është në pushtet më shumë se 40 vite. Kuptohet, mund të përmbyset, por kjo do të ndodhë vështirë pa elemente që duhet të jenë në vend …opozitë e organizuar dhe e bashkuar”, shprehet Vakil.

Diçka është më ndryshe

Megjithatë ky moment duket më ndryshe.

Për dallim prej më parë, përgjigja për rrëzimin e aeroplanit ukrainas për udhëtarë shkaktoi dënim edhe nga konservatorët të cilët më herë zakonisht e mbështetnin Qeverinë.

Kian Abdollahi, kryeredaktor përgjegjës i agjencisë djathtiste të lajmeve “Tsnim”, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike i kritikoi liderët iranianë se kanë tentuar ta mashtrojnë opinionin. Ai në Tviter profilin e tij shkroi: “Autoritetet që i gënjyen mediat janë po aq fajtore, të gjithë jemi të turpëruar para njerëzve.“

Ky turp është rritur nën fokusin e ashpër të ciklit të pamëshirshëm të lajmeve dhe pakënaqësive të iranianëve në rrjetet sociale.

Ndonëse mediat iraniane nuk informonin për protestat që ndodhën këtë fundjavë, fotografitë dhe videot e publikuara në rrjetet sociale e përforcuan porosinë e hidhërimit të popullit.

Tarane Alidost, aktorja më e famshme në Iran, e cila është e dominuar për Oskar, në profilin e saj në Instagram e kritikoi Qeverinë, duke iu drejtuar miliona ithtarëve se iranianët nuk janë qytetarë por të robëruar.

“Unë luftova për ëndrrat e mia një kohë shumë të gjatë dhe nuk desha ta pranoj këtë. Ne nuk jemi qytetarë. Nuk kemi qenë asnjëherë. Ne jemi të robëruar”, publikoi Alidost në profilin e saj në Instagram.

Republika Islamike është nën presion meqë njerëzit me të vërtetë duan përgjegjësi dhe transparencë, shprehet Vakil.

Ndoshta zëdhënësi iranian më së miri e përshkroi situatën. Në komentin e publikuar në agjencinë mediatike, Ali Rabie deklaroi se pranimi i prolonguar i regjimit “në mënyrë të papërmirësueshme e prishi raportin mes nesh dhe kombit tonë”.

Shtrohet pyetje se çfarë do të bëjë Teherani lidhur me këtë.

Back to top button
Close
Close