MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup– Pas shtatë orëve, negociatat midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë publike dështuan. Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën të dakordohen rreth dallimeve kyçe për ligjin për PP-në dhe për statusin e ardhshëm të PSP-së. Burime të ekipit negociues të LSDM-së njoftuan se VMRO-DPMNE-ja ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017. Pushteti ka ofruar të bëhet një prokurori e re për korrupsion të lartë në krye të së cilës do të jetë një prokuror publik i propozuar nga opozita, ndërsa i mbështetur nga 61 deputetë i cili do të mund të ngritë lëndë derisa konfirmohet se ka krim edhe në pushtet. Opozita kërkoi tek ai që të transferohen edhe lëndët nga 18 muajt e para të hapura nga PSP-ja, duke kërkuar mundësi për vjetërsimin e tyre, zvarritje dhe pamundësi të përfundimeve të tyre gjyqësore.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close