BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Ish ministri shqiptar Saimir Tahiri shpëtoi nga burgu

Ish ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri  shpëtoi nga dënimi me burg.

Tiranë, 20 shtator 2019 (MIA) – Ish ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri  shpëtoi nga dënimi me burg.

Gjykata Themelore për  vepra të rënda penale, pas mbledhjes shumëorëshe mbrëmë rreth orës 22:00 e shpalli vendimin  me të cilin Tahirin e dënoi me 5 vjet burg, i cili do të riemërohet me 3 vjet burg të kushtëzuar. Gjithashtu në periudhën ë njëjtë  nuk mund të mbajë funksion publik.

Tahiri është shpallur fajtor vetëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare,  ndërsa akuzat tjera ishin hedhur poshtë për përzierje  në tregtinë me drogë.

Në datën 10 të këtij muaji në seancën e fundit gjyqësore Prokuroria kërkoi 12 vjet bug për Tahirin,  por për shkak të pajtimit  për procedurë të shkurtuar gjyqësore, kërkesa përfundimtare ishte 8 vjet burg. Aktakuza e akuzoi për katër raste të kontrabandimit të mjeteve narkotike nga Shqipëria  për në Itali në periudhën 2013-2015, që ai kategorikisht  e hodhi poshtë.

Procedura kundër tij filloi në tetor të vitit 2017 kur ishte shkarkuar  ndërsa pastaj vetë  u tërhoq edhe nga imuniteti i deputetit,  siç deklaroi , të mund të mbrohet si qytetar i zakonshëm”.

Pas shpalljes së vendimit ai  dha deklaratë të shkurtër dhe paralajmëroi takim me gazetarët gjatë ditës së sotme.

“Gjykata tha se nuk jam kriminel,  nuk jam as kontrabandist, nuk jam pjesë e grupit kriminel, por pasiqë disa kushëri të mi e kanë përdorur emrin tim,  unë jam shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare. As  qesh dot  as qaj dot”, tha Tahiri duke shtuar se vendimin do ta kundërshtojë. sa/

Таг
Back to top button
Close