0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Bilanci fillestar nga tërmeti në Shqipëri: Janë dëmtuar 293 banesa, 20 pallate me krisje

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat e prezantoi raportin fillestar për pasojat nga dy tërmetet e fuqishme që dje pasdite i goditën Shqipërinë.

Tiranë, 22 shtator 2019 (MIA) –  Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat e prezantoi raportin fillestar për pasojat nga dy tërmetet e fuqishme që dje pasdite i goditën Shqipërinë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në pasqyrën e të dhënave gjatë raportimit në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë vuri në dukje se “dëmet materiale janë shumë më modeste seç paramendonim, dhe nuk patëm dëme në  jetë”. Nëqind e pesë persona të lënduar dhe 293 banesa të dëmtuara apo me krisje si dhe 20 pallate me plasaritje është bilanci paraprak I lëkundjeve të tërmetit që goditën pasditen e së shtunës disa qytete të vendit.

Sipas saj, tërmeti ishte I fuqishëm 5.8 magnituda e shkallës Rihter. 7-8 ballë në epiqendër, në detin Adriatik.

“Na rezulton se në pjesën dërmuese lëndimet kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar qytetarët. Kanë ardhur nga nxitimi për të lënë banesat dhe e kuptoj shumë mirë frikën që përcjell një situatë e tillë, por fatmirësisht pa rrezikuar jetën. E çmoj të arsyeshme të bëjmë dhe një thirrje qytetarëve që në këto momente të mos veprojmë më me panik, e keqja është tejkualuar. Dëmet janë më modeste, por sigurisht, siç e kanë ndjekur qytetarët, dëme ka pasur Tirana dhe Durrësi qarqet më të prekura. Dëme ka pasur Fieri, Lezha, Dibra.”, tha Xhaçka.

Sipas të dhënave më të fundit në total janë 293 banesa të dëmtuara apo me krisje 20 pallate me plasaritje. Për qarkun e Durrësit 185 banesa me dëmtime, 5 pallate me krisje. 24 në Elbasan 3 pallate dhe një urë. Në Dibër 17 banesa. Fier, 4 banesa të dëmtuara.  Për Lezhën kemi 38 banesa dhe 4 pallate, Vlorë vetëm 1 banesë të dëmtuar deri tani nuk ka raportime për qarqet e tjera.

“Pjesa më e madhe e dëmtimeve janë krisje dhe ky nivel. Në ditët në vijim ekipet që do ngrihen nga Bashkia dhe Stabet e emergjencave të konstatojnë nga afër nëse këto dëmtime të dukshme janë simptoma të dëmtimeve strukturore të banesave apo ndërtesave. Kjo është nga pikat më urgjente që do nis që nesër. Çdo qytetar që nuk ndihet i sigurt në banesën e tij, mund të shkojë në pikat e emergjencave të ngritura”, tha ajo.

Ministria e Jashtme greke ka shprehur me një mesazh të saj në tuiter mbështetjen dhe solidaritetin e saj ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare që po përballen me situatën e vështirë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin

“Ne i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë qeverisë së Shqipërisë dhe njerëzve të prekur nga tërmeti “ thuhet ne mesazhin përkatës.

Në të njëjtën kohë, sipas burimeve diplomatike Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në konsultim me Ministrinë e Jashtme, ka shprehur gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit.

Dy lëkundjet e para të tërmetit janë ndjerë gjithashtu në zona të Greqisë veriore, dhe kryesisht në Korfuz.

Brigadat e zjarrfikësve në ishullin grek të Jonit kanë kryer kontrolle në pjesën e vjetër të qytetit të Korfuzit si dhe në pjesën veriore te ishullit. Gjithsesi në pjesën greke nuk ka pasur të dhëna për dëme materiale.

Profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymis Lekas, duke folur për fenomenin ka theksuar se tërmeti në Shqipëri nuk nuk përben ndonjë rrezik të veçantë në mënyrë që të shkaktojë lëkundje të reja në Greqi, ku lëkundjet e tërmetit janë një fenomen i shpeshtë ,madje shumë herë me pasoja jetë njerëzish.

Gjithashtu ai ka sqaruar se zona në të cilën është regjistruar tërmeti nuk është një zonë qe ndodhet në brezin sizmik ,megjithëse në të kaluarën janë regjistruar tërmete të fuqishme në Shqipëri.

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri kanë zënë vend të veçantë në mediat greke të cilat kanë transmetuar video dhe fotografi të shumta me banorët e tmerruar të Tiranës dhe zonave përreth si dhe me dëmet e shkaktuara. mb/

Таг
Back to top button
Close