0_Maqedoni.PortalMKD

Zëvendëskryeministri Duraki në nderimet e shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit

Shkup, 12 qershor 2019 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Sadulla Duraki, sot mori pjesë në nderimet kushtuar Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit, me rastin e 107 vjetorit të çlirimit të Shkupit.

Në këtë rast, zëvendëskryeministri Duraki theksoi se falë veprimtarëve të denjë si Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, sot si pasardhësiet e tyre, shënojmë dhe nderojmë ata për mundësinë sot të jemi të lirë në kryeqendër të Dardanisë.

Njëherit ai theksoi se është një koinçidencë e mirë që njëkohësisht sot jemi edhe në vigjilje të shënimit të 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje e cila demokratizoi këtë shtet.

 

Таг
Back to top button
Close