0_Maqedoni.PortalSektori civil

Vihet nën kontroll zjarri në Pintia, raportohet zjarr i ri në Sopishte

Vendoset nën kontroll zjarri mbi lagjen Pintia të Shkupit, i cili shpërtheu  sot. Në zjarr ishin përfshirë pyje të përziera në një sipërfaqe më të madhe. 

Shkup, 18 gusht 2019 (MIA) –  Vendoset nën kontroll zjarri mbi lagjen Pintia të Shkupit, i cili shpërtheu  sot. Në zjarr ishin përfshirë pyje të përziera në një sipërfaqe më të madhe.

Siç informojnë për MIA-n nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, është lokalizuar edhe zjarri tek fshati Mojanc, mbi Haraçinë, ndërsa një zjarr i ri është paraqitur në Sopishte.

“Momentalisht dy ekipe zjarrfikëse janë nisur për në Sopishte, ku qytetarët me telefon raportuan që ka rënë zjarr. Zjarri është në afërsi të fabrikës për mjete piroteknike”, deklaruan për MIA-n nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit.

Back to top button
Close