BotëBotë.Portal

Stoltenberg i bindur se SHBA-ja nuk do të del nga NATO-ja

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se është i bindur se SHBA-ja do të mbetet në Aleancë.

Velington6 gusht 2019 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se është i bindur se SHBA-ja do të mbetet në Aleancë.

Ai gjatë vizitës së tij në Zelandën e Re tha se në SHBA ekziston përkrahje e madhe për NATO-n, e kjo konfirmohet edhe në terren, pasi SHBA-ja e përforcon praninë e saj në Evropë.

Stoltenberg tha edhe se Aleanca nuk përgatitet për “tërheqjen pak të mundur amerikane”.

“Nju-Jork Tajms” paraprakisht publikoi se presidenti amerikan Donald Tramp disa herë ka paralajmëruar se do të mund ta tërheq SHBA-në nga Aleanca veriatlantike, nëse vendet-anëtare nuk e rrisin buxhetin për mbrojtje.

Stoltenberg potencoi se porosia e Trampit deri te vendet-anëtare të NATO-s për buxhet më të madh për mbrojtje ka pasur efekt. bsh/

Таг
Back to top button
Close