BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Qindra këpucë para MPB-së rumune në Bukuresht për shkak të fëmijëve të zhdukur

 Qytetarët në Bukuresht dje kanë lënë  rreth 200 këpucë, lodra dhe qirinj para ndërtesës së Ministrisë të Punëve të Brendshme të Rumanisë  me qëllim që ta kthejnë vëmendjen e fëmijëve të zhdukur.

Bukuresht, 4 gusht 2019 (MIA) – Qytetarët në Bukuresht dje kanë lënë  rreth 200 këpucë, lodra dhe qirinj para ndërtesës së Ministrisë të Punëve të Brendshme të Rumanisë  me qëllim që ta kthejnë vëmendjen e fëmijëve të zhdukur.

Organizatori Partia Liberale Kombëtare (PLK) citoi se me protestën  kanë dashur të tregojnë për tragjedinë në Karakalu, ku ishte vrarë 15 vjeçarja e cila më parë ishte rrëmbyer “nuk është rast i izoluar” duke pohuar se  vitin e kaluar në Rumani janë zhdukur 400 fëmijë.

“Një numër i madh i të rinjve shkojnë nga Rumania, ata oee  janë rrëmbyer ose mashtruar dhe i dërgojnë në shtetet tjera ku i shfrytëzojnë  ose keqpërdorin. Ky është problem i madh për Rumaninë që nuk mund t’i mbrojë qytetarët e saj. Për sigurinë personale të çdo qytetari nuk mund të negociohet”, theksoi Daniel Çiungu.

Kryetarja e bordit të qytetit të PKL-së, Violeta Aleksandru theksoi se është e domosdoshme të punohet  në profesionalizëm të zgjidhjes së rasteve me  personat e zhdukur. Sipas të dhënave zyrtare  vitin e kaluar në Rumani janë zhdukur 4.000 persona të mitur prej të cilëve 3600 janë gjetur.

Vrasja e mëparshme e Aleksandra Makesana shkaktoi zemërim te opinioni sepse policia  nuk ka reaguar në thirrjet. Policia ka pasur edhe problem për ta gjetur vajzën sepse ka përdorur teknologji të gabuar, ndërsa ka kërkuar edhe  urdhëresë të panevojshme për bastisje, madje pas 19 orëve kur e ka gjetur shtëpinë e rrëmbyesit.

Plotësisht është zbuluar se burri i njejtë ka vrarë edhe një vajzë 18 vjeçare, e cila ishte paraqitur si e zhdukur  në prill të këtij viti.  sa/

Таг
Back to top button
Close