0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Publikohen dyshet për 1/16 e finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut

Në hapësirat e FFM-së sot u mbajt shorti për xhiron e parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 9 gusht 2019 (MIA) – Në hapësirat e FFM-së sot u mbajt shorti për xhiron e parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Nga dyshet më interesante, veçohet Shkëndija e cila do të jetë mysafire e Gostivarit, Vardari luan kundër Sasës si mysafir në Makedonska Kamenica, ndërsa Rabotniçki do të ballafaqohet me Vëllazërimin.

Do të luhet vetëm një ndeshje dhe më i miri shkon në 1/8 e finales. Nëse ndeshja përfundon pa fitues, menjëherë do të ekzekutohen penalti.

Në fillim të kësaj gare, të lirë janë finalistët e vitit të kaluar Makedonija GJP dhe Akademia Pandev. Trofeun e mbrojnë fudbollistët e Akademia Pandev.

Ndeshjet e para luhen më 21 gusht.

Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales:

Teteks – Shkupi
Fortuna – Sileks
Kozhuf – Renova
Sasa – Vardar
Ohrid – Bellasica
Kravari – Labunishte
Gostivar – Shkëndija
Osogovo – Pobeda
Kit Go – Pelister
Cërnilishte_- Bregallnica
Vëllazërimi – Rabotniçki
Luboten – Tikvesh
Prevalec – Borec
Llokomotiva – Struga Trim Lum. bsh/

Таг
Back to top button
Close