EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Prokuroria urdhëroi evakuim urgjent të emigrantëve prej anijes “Open arms”, tashmë janë transferuar në Lampeduza

Prokuroria në qytetin italian Agrixhento urdhëroi konfiskimin e anijes "Open arms" që ka lëshuar spirancën në ishullin Lampeduza, si edhe evakuimin momental të të gjithë refugjatëve prej anijes.

Palermo, 21 gusht 2019 (MIA) – Prokuroria në qytetin italian Agrixhento urdhëroi konfiskimin e anijes “Open arms” që ka lëshuar spirancën në ishullin Lampeduza, si edhe evakuimin momental të të gjithë refugjatëve prej anijes.

Ansa italiane transmetoi se vendimi është sjellë pasi kryeprokurori e kishte vizituar anijen gjatë pasdites së djeshme, së bashku me një ekip mjekësh.

Anija për 19 ditë ndodhet në afërsi të ishullit Lampeduza, ndërsa në të janë thuajse 100 emigrantë.

Emigrantët pas këtij urdhri që mbrëmë filluan të zbresin nga anija dhe të transferohen në ishullin italian.

Mediat britanike theksojnë se emigrantët, prej të cilëve pjesa më e madhe janë nga Afrika, janë evakuuar me urdhrin e kryeprokurorit lokal. shk/

Back to top button
Close