0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë MKDPolitikë

Pendarovski; Perspektivat e integrimeve euroatlantike vazhdojnë të jenë faktor kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e demokracisë në rajonin e Ballkanit

Qëllimi ynë nuk është vetëm të jemi anëtare nominale, por anëtare e cila do të kujdeset edhe për sfidat më të gjera të sigurisë dhe aktivisht do ta mbështesë sigurinë globale...Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë vendi në mënyrë të padiskutueshme hyri në ujërat më të qeta, por jemi larg nga ajo që të konfirmojmë se sfidat janë pas nesh. Terrorizmi, ekstremizmi fetar, emigrimi ilegal, sulmet kibernetike, lufërat hibride nuk do të zhduken. Jemi të vetëdijshëm se mënyra më efikase për ballafaqim me të a.q. kërcënime jotradicionale të sigurisë  që janë lartë në agjendën e NATO-s, është përballja e përbashkët me to. Shkëmbimi informacioneve dhe bashkimi i resurseve të vendeve-anëtare dhe vendeve partnere mund vetëm të kontribuojnë për përballje më të mirë me sfidat, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pemdarovski në fjalimin para pjesëmarrësve në punëtorinë me temë "Komunikimet strategjike dhe integrimet euroatlantike: Implikime për vendet e Ballkanit Perëndimor". që sot po mbahet në Ohër.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close