Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

12 gusht 2019 (MIA)

1450. – Gjatë Luftës 100-vjeçare midis Anglisë dhe Francës, trupat angleze rrethojnë Sherburgun, duke kompletuar fitoren e Çarlsit XII mbi Normandinë.

1813. – Austria i shpall luftë Napoleonit.

1848. – Vdiq Xhorxh Stivenson, inxhinieri që ndërtoi hekurudhat në gjithë Anglinë. Ai krijoi lokomotivën e parë me avull të quajtur “Poket” (Raketa).

1859. – Në Tutsuil, në shtetin amerikan Pensilvani, rastësisht është gjetur naftë.

1881. – Lindi Sesil B. de Mill, regjisor dhe producent amerikan filmi. Ai u bë i njohur për numrin e madh të filmave të prodhuar prej tij, sidomos të filmave historikë dhe epiko-fetarë, si “Dhjetë urdhëresat Samsoni dhe Delila” dhe “Kleopatra”.

1914. – Britania i shpall luftë Austro-Hungarisë.

1922. – Vdiq themeluesi i organizatës Shin-Fein, Artur Grifit. Ai u bë president i parë i Republikës Irlandeze.

1938. – Gjermania shpalli mobilizim të popullatës në kuadër të përgatitjeve për luftë.

1944. – Hyn në veprim sistemi i parë “PLUTO” (naftësjellës nën oqean), i cili dërgonte naftë nga ishulli Uejt në Angli, përmes Kanalit të La Manshit, forcave aleate në Francë. Ky sistem mund të dërgonte 700 ton naftë në ditë.

1945. – Themelohet Shoqata e mjekëve të Maqedonisë.

1955. – Vdiq romancieri gjerman Tomas Man. Si armik i betuar i nazizmit, ai largohet nga Gjermania dhe u bë qytetar amerikan në vitin 1944. U bë i famshëm kryesisht me botimet e romaneve të tij “Vdekje në Venecia” dhe “Mali Magjik”.

1960. – Nga Kejp Kanaveral lëshohet sateliti i parë i telekomunikacionit i quajtur “ECHO 1”.

1970. – Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Perëndimore firmosen një pakt mos-sulmimi në Moskë.

1977. – Anija kozmike amerikane Shatell kryen testin e parë të fluturimit. Ajo u vendos mbi një aeroplan reaktiv dhe u ul në tokë normalisht.

1978. – Kina dhe Japonia firmosën në Pekin një traktat historik paqeje dhe miqësie.

1983. – Argjentina liron asetet britanike të bllokuara gjatë luftës së Folklandeve në vitin 1982.

1985. – Një aeroplan Boing 747 i linjave japoneze rrëzohet pranë malit Osutaka, duke shkaktuar vdekjen e 520 personave nga 524 që ishin në bord.

1988. – Sein Luin jep dorëheqjen si president i Birmanisë, si pasojë e demonstratave anti-qeveritare, që zgjatën një javë.

1992. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja ranë dakord të krijonin një zonë të lirë tregtie midis tyre. Kjo përfshinte bllokun më të madh në botë në tregtinë e lirë.

1996. – Irani dhe Turqia firmosën një marrëveshje gjigante për tregtinë e gazit mes tyre. Marrëveshja, e cila u vlerësua rreth 23 miliard dollarë, u nënshkrua vetëm një javë pas hyrjes në fuqi të ligjeve të reja amerikane që dënonin investimet e huaja në sektorin energjetik të Iranit.

1999. – Raketa “Titan 4A”, që mbante me vete një satelit spiun sekret amerikan, shpërtheu në ajër mbas ngritjes nga baza e Kejp Kanaveral.

2000. – Zbulohet në Bullgari tempulli më i lashtë i epokës së Trakëve. Një ekip arkeologësh bullgar zbuloi një faltore të epokës së Thrakës, që datonte shekullin e -te p.e.s.

2002. – Anëtari i vjetër i partisë indiane në pushtet Bharatiya Janata, Bhairon Singh Shekhawat, u zgjodh zëvendëspresident i vendit. Shekhawat, 78 vjeç, kishte mbajtur postin e Kryeministrit të shtetit Rajasthan dhe njihej si mbështetës i Hindutvës.

2003. – Muzikanti meksikan, Vicente Garrido, i cili konsiderohet si babai i muzikës moderne bolero, ndërron jetë në moshën 79-vjeçare në Guadalahara, për shkak të një bllokimi në rrugët e frymëmarrjes. Garrido fitoi famë me këngët “No me platiques mas”, “Todo o nada”, “El Carrusel”, etj.

2015. – Zëvendëskryeministri i parë koreanoverior Çoe Jong-gon është vrarë për shkak të shprehjes së pakënaqësisë me politikën e liderit Kim Xhong-un. Urdhrin për ekzekutimin e tij është dhënë në maj personalisht nga lideri koreanoverior.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close