EvropëEvropë.Portal

Moti i keq në Britani, një person i lënduar

- Britania e Madhe ishte goditur nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të cilat arritën shpejtësinë prej 97 kilometrave në orë, me çka një person është lënduar seriozisht në Londër, lajmërojnë mediet britanike.

Londër, 11 gusht 2019 (MIA) – Britania e Madhe ishte goditur nga moti i keq, i shoqëruar me erëra të cilat arritën shpejtësinë prej 97 kilometrave në orë, me çka një person është lënduar seriozisht në Londër, lajmërojnë mediet britanike.

Sipas “Ivning Standard”, një burrë 50 vjeçar ka marrë lëndime serioze në pjesën jugore të Londrës kur mbi të kishte rënë një dru.

Moti i keq e dëmtoi edhe zhvillimin normal të komunikacionit. Linja kryesore hekurudhore, e cila i lidh Skocinë dhe Anglinë, ishte mbyllur për shkak të binarëve të vërshuara mes Karllajll dhe Lokerbi.

Reshjet e mëdha të shiut do të zgjasin deri në orët e mëngjesit, ndërsa hyri në fuqi alarmi i verdhë në rajonin Gllazgov. fc/ 

Таг
Back to top button
Close