Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Komuna e Gostivarit apelon për më shumë rend dhe higjienë gjatë shitjes së bagëtive për Kurban Bajram

- Ndërmarrja Komunale e Gostivarit dhe vetëqeverisja lokale dërguan apel deri te qytetarët që të kenë kujdes më të madh për higjienën publike, ndërsa mbetjet nga kurbanet të mos i hedhin në kontejnerë. Këtë vit shitja e bagëtive me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit do të bëhet vetëm në tregun e bagëtive në lagjen Fazaneria. Shitje më intensive të bagëtive pritet të ketë prej sonte në mbrëmje dhe në dy ditët në vazhdim.

Gostivar, 8 gusht 2019 (MIA) – Ndërmarrja Komunale e Gostivarit dhe vetëqeverisja lokale dërguan apel deri te qytetarët që të kenë kujdes më të madh për higjienën publike, ndërsa mbetjet nga kurbanet të mos i hedhin në kontejnerë. Këtë vit shitja e bagëtive me rastin e festës myslimane të Kurban Bajramit do të bëhet vetëm në tregun e bagëtive në lagjen Fazaneria. Shitje më intensive të bagëtive pritet të ketë prej sonte në mbrëmje dhe në dy ditët në vazhdim.

“Apelojmë deri te të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit, gjatë therjes së kurbaneve të Bajramit të kenë kujdes për higjienën publike dhe të mos i hedhin mbetjet e kafshëve në kontejnerët për mbeturina. Në këtë mënyrë do të shmanget përhapja e erës së keqe, festa do të kalojë në atmosferë festive”, thonë nga ndërmarrja komunale.

Komunalët e Gostivarit rekomandojnë që mbetjet të futen në tokë në pronat e tyre ose t’i hedhin në deponinë Rusino.

Që të respektohet rendi, pushteti komunal përmes Inspektoratit Komunal do të ndërmarr masa adekuate kundër shkelësve të ligjit për pastërti publike. Inspektorët komunalë vazhdimisht do të jenë në terren, ndërsa qytetarët t’i denoncojnë veprimet joligjore të personave të papërgjegjshëm.

Autoritetet lokale këtë vit vendosën për festën myslimane të Kuban Bajramit bagëtitë të shiten në tregun e bagëtive. Shitja në lokacione të tjera është ndaluar dhe do të sanksionohet.

Nga vetëqeverisja lokale theksojnë se blegtorët dhe pronarët e bagëtive se lokacioni mund të përdoret pa kompensim dhe se shitja në vende të tjera është e ndaluar rreptësisht.

Zakonisht, para Kurban Bajramit, në Gostivar shitja e deleve, gjedheve dhe dhive bëhej në tregun e madh të qytetit dhe në parkingjet përreth. Në shitjen e paorganizuar, paraprakisht kishte ankesa për shkak të higjienës së keqe dhe bllokimit të komunikacionit. zgm/fc/

Таг
Back to top button
Close