BotëBotë.Portal

Izraeli së bashku me SHBA-në në mision detar në Ngushticën e Ormusit

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Izrael Kac deklaroi se vendi i tij është i kyçur në mision detar i udhëhequr nga SHBA-ja, me qëllim që të garantohet siguria në Ngushticën e Ormusit.

Jerusalem, 7 gusht 2019 (MIA) – Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Izrael Kac deklaroi se vendi i tij është i kyçur në mision detar i udhëhequr nga SHBA-ja, me qëllim që të garantohet siguria në Ngushticën e Ormusit.

Kac këtë e ka thënë në një takim të mbyllur të këshillit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje, duke shpjeguar se Izraeli, mes tjerash, është i angazhuar për zbulimin. Ai vlerësoi se misioni është me interes strategjik për Izraelin, i cili tenton t’i kundërshtohet Iranit dhe t’i përmirësojë lidhjet me vendet e Gjirit Persik.

Kac, gjithashtu, e vlerësoi edhe paralajmërimin e Britanisë së Madhe se  do të përfshihet në misionin.

SHBA-ja tenton të formojë koalicion ndërkombëtar, i cili do t’i mbrojë anijet transportuese të cilat kalojnë përmes Ngushticës së Ormusit, por aleatët janë të shqetësuar që të mos përfshihen në konflikt me Iranin.

Таг
Back to top button
Close