0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo

Ish të punësuar në “OHIS” përsëri në protestë në Shkup

Ish të punësuar në fabrikën "Ohis" e cila është në falimentim sot përsëri protestojnë nëpër rrugët e Shkupit. Ata protestojnë para Parlamentit që sipas paralajmërimeve do të lëvizin drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë.

Shkup, 23 gusht 2019 (MIA) – Ish të punësuar në fabrikën “Ohis” e cila është në falimentim sot përsëri protestojnë nëpër rrugët e Shkupit. Ata protestojnë para Parlamentit që sipas paralajmërimeve do të lëvizin drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë.

Kërkojnë pagesën nga procedura falimentuese për 24 rroga të papaguara dhe kontribute për 16 muaj. Kanë të papaguar tetë rroga prej vitit 2008 dhe 16 rroga nga viti 2002 deri 2013.

“Ka disa pagesa por ato janë para të imëta. Mungojnë 3 deri në 4 milionë euro që të zhdëmtohen njerëzit. Jemi të vetëdijshëm se qytetarët janë të nervozuar, por nuk mbetet asgjë tjetër përveç të protestojmë”, kanë thënë të punësuarit nga “Ohis”.

Sipas tyre, shteti e ka për obligim t’i jep pagat pasi ka pasur kapital dominant shoqëror në fabrikë.

Deri tani më shumë herë kanë protestuar para institucioneve dhe kanë pasur takime me përfaqësues qeveritar. Për sot, siç thonë nuk kanë paralajmërime për takim me ndonjë nga institucionet. fab/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close