0_Sport,PortalFutboll

Guardiola: Trofeu në Premier ligë më i rëndësishëm se ai në Ligën e kampionëve

Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola edhe një herë tha se e çmon titullin në Premier ligë më shumë se trofeun në Ligën e kampionëve.

Mançester, 4 gusht 2019 (MIA) – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola edhe një herë tha se e çmon titullin në Premier ligë më shumë se trofeun në Ligën e kampionëve.

Në krye të Sitit, Pep dominoi në dy sezonet e fundit, ndërsa sipas tij, trofeu në Premier është më i rëndësishëm se ai në LK. Guardiola e sqaron këtë me faktin se ka më pak ndeshje Liga e Kampionëve dhe rreziku të mos e fitosh është shumë më i madh.

“Liga e kampionëve është garë e rëndë dhe e rëndësishme. Por, këto janë vetëm shtatë ndeshje (pas grupeve). Unë nuk do të shkoj në kazino dhe të vë bast gjithçka që kam për shtatë ndeshje. Nuk e dëshiroj atë. Dëshiroj të jem i lumtur 11 muaj dhe Premier Liga më bën të lumtur. Çdo takim që e fitojmë më bën të lumtur. Pse duhet të pres të vjen shkurti dhe në ato shtatë ndeshje të vë bast gjithçka që kam? Shumë është rrezik nga pikëpamja ime”, tha Guardiola.

Mançester Siti sot në Komjuniti Shild luan kundër Liverpulit. Ndeshja fillon në ora 16:00. bsh/

Таг
Back to top button
Close